Mundësi punësimi në Ministrinë e Jashtme

Në kuadër të Programit INTERREG të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Shqipëri-Greqi nën periudhën 2014-2020, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë si Koordinatori Kombëtar për Bashkëpunimin Territorial, fton kandidatët e interesuar për të aplikuar për pozicionin e punës si në vijim:

Nëpunës i Antenës në Sekretariatin e Përbashkët të Programit INTERREG IPA CBC Greqi-Shqipëri 2014-2020, në Sarandë.

Kërkesat dhe kualifikimet:

• Diplomë universitare në ndonjë nga fushat e programit, e preferueshme një diplomë masteri;

• Rrjedhshmëri në gjuhën e shkruar dhe të folur angleze, të vërtetuar me dëshminë përkatëse;

• Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë profesionale në menaxhimin e programeve ose projekteve të financuara nga BE (Përvoja profesionale duhet të vërtetohet me një fotokopje të librezës së sigurimeve ose kopje e kontratave të punës dhe nëse është e nevojshme një konfirmim me shkrim nga punëdhënësi përkatës i kandidatit, përkthyer në anglisht;

• Njohuri kompjuterike (word processing, përgatitja e prezantimeve, përdorimi i bazave të të dhënave dhe procedurat e monitorimit dhe sistemeve).

 

Më shumë informacion në lidhje me përshkrimin e punës dhe kërkesat dhe kualifikimet shtesë, mund të gjeni në termat e referencës bashkëlidhur këtij njoftimi.

Procedura e aplikimit:

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit si më poshtë:

• Curriculum vitae (CV) në formatin Europass;

• Letër motivimi në anglisht;

• Fotokopje të diplomave universitare;

• Dokumentet e tjera mbështetëse.

Termat e referencës janë të disponueshme në faqen e internetit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri http://www.punetejashtme.gov.al/ dhe në faqen e internetit të  Programit http://www.greece-albania.eu/.

Kandidatët e interesuar duhet ti dorëzojnë dokumentet e aplikimit deri me datë 19 Janar 2018, ora 16.00, në adresën si në vijim: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Drejtoria e Fondeve të BE, Bulevardi Gjergj Fishta, 1000, Tiranë, Shqipëri, me subjekt: Aplikim për pozicionin Nëpunës i Antenës në Sekretariatin e Përbashkët të Programit Interreg IPA CBC Greqi-Shqipëri.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Njoftimi zyrtar mund të gjendet në këtë LINK

Leave a Comment