Mundësi punësimi në Ministrinë e Jashtme

Në kuadër të Programit Interreg IPA CBC Greqi – Shqipëri 2014-2020, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, si Koordinatori Kombëtar i Asistencës së BE, fton të interesuarit për të shprehur interes për pozicionin e punës si në vijim: Menaxher i Projektit të Asistencës Teknike të Programit, pozicionuar në Tiranë.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit si më poshtë:
- Letër motivimi në anglisht;
- Curriculum vitae (CV) në formatin Europass në anglisht;
- Fotokopje të Diplomave Universitare (nuk është e nevojshme të jenë të përkthyera)
- Certifikata të trajnimeve, aftësive kompjuterike dhe gjuhësore;
- Dokumente të tjera relevante të tilla si letra reference, dëshmi nga punët e mëparshme, etj.
Për më shumë detaje, lutemi të konsultoni Termat e Referencës bashkëlidhur këtij njoftimi.
Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit brenda datës 26 Shtator 2018, ora 16.00, në adresën si në vijim: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Drejtoria e Fondeve të BE-së, Bulevardi Gjergj Fishta, Nr. 6, Tiranë, Shqipëri. Subjekti: “Menaxher i Asistencës Teknike – Programi Interreg IPA Bashkëpunimi Ndërkufitar “Greqi-Shqipëri 2014-2020″.
Vetëm kandidatët e short-listuar do të kontaktohen për intervistë.
Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.