Mundësi punësimi në Lezhë

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Projektit të USAID-it “Drejtësi për të Gjithë” dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë kërkohen kandidatë të kualifikuar për dy pozicionet e mëposhtme:
Pozicioni: Nëpunës Gjyqësor për Marrëdhëniet me Median dhe Publikun
Kohëzgjatja e shërbimit: Fillimisht me një afat 6 mujor
Kualifikimet Minimale:
–Diplomë Master në Drejtësi ose Shkenca Komunikimi/ Gazetari;
–Praktikë profesionale ose çdo lloj përvoje tjetër profesionale që lidhet me gjykatën;
–Njohuri shumë të mira të rregullave dhe procedurave të funksionimit të gjykatave si dhe të Ligjit për të Drejtën e Informimit;
–Aftësi shumë të mira komunikimi me gojë dhe me shkrim;
–Njohuri të avancuara të programeve kompjuterike Word dhe Excel;
–Rrjedhshmëri e gjuhës Shqipe në nivel profesional dhe njohuri të gjuhës Angleze në nivel pune.
Detajet e Punësimit: Nëpunësi Gjyqësor për Marrëdhëniet me Median dhe Publikun do të punësohet nga Projekti i USAID-it “Drejtësi për të Gjithë” dhe do t’i raportojë si Kryetares së Gjykatës, ashtu edhe Projektit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë: Nëpunësi Gjyqësor për Marrëdhëniet me Median dhe Publikun do të jetë përgjegjës për koordinimin me Kryetaren e Gjykatës ose të emëruarin e tij/saj dhe Projektin, për të arritur objektivat e mëposhtme të programit:
• Vepron si person kontakti për gjykatën;
• Jep informacion në përputhje me Ligjin për të Drejtën e Informimit;
• Krijon dhe mban një listë kontakti për media të ndryshme, gazetarë dhe palë të interesuara;
• Komunikon tek media përmbledhje të vendimeve gjyqësore për çështje që kanë interes publik;
• Siguron informacion faktik për vendime gjyqësore dhe ku është e mundur, në përputhje me të gjithë ligjet përkatës, rregullon gabime të mundshme faktike në raportime për çështjeve të caktuara;
• Koordinon me median në lidhje me seancat gjyqësore të çështjeve gjyqësore me interes të veçantë publik;
• Jep informacion në përputhje me të gjithë ligjet përkatës në lidhje me çështjet të papërfunduara në gjykatë dhe në çështje që kanë lidhje me informacion juridik;
• Publikon vendime gjyqësore në përputhje me ligjin dhe të gjitha aktet nënligjore.
• Koordinon me shërbimet për marrëdhëniet me publikun të Këshillit të Lartë të Drejtësisë sipas nevojës;
• Pranon, shqyrton dhe i përgjigjet kërkesave për kopje të akteve juridike dhe për informacion tjetër të gjykatës;
• Ndihmon palët në plotësimin e formularëve të kërkesave për kopje të regjistrimeve audio;
• Bashkëpunon me nëpunësin gjyqësor të teknologjisë së informacionit në mënyrë që të sigurohet që faqja e internetit e gjykatës të jetë gjithmonë e përditësuar;
• Udhëzon nga pikëpamja procedurale për veprimtarinë e gjykatës publikun dhe palët e përfshira në çështjet përpara gjykatës.
• Kryen detyra të tjera të caktuara nga Kryetarja e Gjykatës.
*************************************************************************
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin e mëposhtëm në jfainfo@ewmi.org jo më vonë se ora 17:00 më 11 Gusht 2017:
• Leter shoqëruese “Cover letter” ku të tregohet interesi dhe kualifikimet për pozicionin;
• CV të përditësuar;
• Kopje të Diplomës Master;
• Emrin, Titullin, Numrin e Celularit dhe adresat e emailit të 3 referencave profesionale.
Ju lutemi vendosni në subjektin e Email: Punonjës Gjykate – Lezhë si dhe pozicionin për të cilin aplikoni.
Aplikime të bëra më vonesë dhe/ose të paplotësuara, që nuk i plotësojnë kërkesat e mësipërme, nuk do të shqyrtohen. Aplikantët duhet të sigurohen që të dërgojnë dokumentacionin e plotë dhe brenda afatit.
Avokatët aktivë që punojnë në cilëndo gjykatë janë të papërshtatshëm për të aplikuar për shkak të çështjeve të konfliktit të interesit. Do të kenë përparësi kandidatët që jetojnë në rajonin e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Për më shumë informacion klikoni këtu

Leave a Comment