Mundësi punësimi në Kukës

Vende të Lira Pune për 2 Persona në pozicionin Këshillues pranë Qendrës së Informimit dhe Orientimit për të Drejtat Sociale, Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë
Partnerë për Fëmijët kërkon të punësojë dy persona për pozicionin me kohë të plotë të Këshilluesit, që të përmbushin kriteret si më poshtë:
Diplomë Universitare ose kualifikim në fushat Punë Sociale, Arsim i Lartë, të Drejtat e Njeriut ose Menaxhim Biznesi;
Përvojë pune në fushën e punësimit, arsimit të lartë, migrimit, marrëdhënien me publikun ose menaxhim biznesi;
Të paktën 2 vite përvojë pune me të rinjtë, grupet vulnerable, çështje të migrimit, punësim ose shërbime të pushtetit lokal;
Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe në ofrimin e qartë të informacionit;
Aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit;
Aftësi për të ndërmarrë hulumtim dhe për të ofruar informacion;
Të zotërojë gjuhën Shqipe të shkruar dhe të folur;
Të zotërojë aftësi të mira shkrimi raportesh;
Të ketë qasje të hapur dhe mirëpritëse.
Këto 2 vende pune bazohen në rrethin e Kukësit.
Për të aplikuar:
Dërgoni një CV dhe letër interesi në Shqip ose në Anglisht në adresën e emailit infopartnereperfemijet@yahoo.com deri ditën e Enjte më datë 21 Shtator 2017 ora 17.00. Në subjektin e emailit, ju lutem të shkruani ‘Aplikim për Këshillues pranë Qendrës Informimit dhe Orientimit’.
Për më shumë informacion klikoni këtu