Mundësi punësimi në Korçë

Pozicioni: Ndihmës/e pranë Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë
Kohëzgjatja e shërbimit: Deri më 31 dhjetor 2018 (muaji gusht pushim dhe nuk paguhet)
Kualifikimet Minimale:
Diplomë Master në Drejtësi
Praktikë profesionale ose çdo lloj përvoje tjetër profesionale që lidhet me gjykatën;
Njohuri shumë të mira të rregullave dhe procedurave të funksionimit të gjykatave;
Aftësi shumë të mira komunikimi me gojë dhe me shkrim;
Njohuri të avancuara të programeve kompjuterike Word dhe Excel;
Rrjedhshmëri e gjuhës Shqipe në nivel profesional dhe njohuri të gjuhës Angleze në nivel pune.
Detajet e Punësimit: Ndihmës/i/ja pranë Kryetarit të Gjykatës do të punësohet nga Projekti i USAID-it “Drejtësi për të Gjithë” dhe do t’i raportojë si Kryetarit të Gjykatës, ashtu edhe Projektit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë: Ndihmës/i/ja pranë Kryetarit të Gjykatës do të jetë përgjegjës për koordinimin me Kryetarin e Gjykatës, për të arritur objektivat e mëposhtme:
1. Të shërbejë si burimi parësor për monitorimin e përformancës së gjykatës. Të shërbejë si një ndërlidhës/e midis Kryetarit të Gjykatës, gjyqtarëve dhe bashkëpunëtorëve vendor. Këto detyra duhet të kryhen në ciklin e përditshëm të punës sipas nevojës. Një raport duhet të përgatitet në bazë javore dhe t’i dorëzohet Kryetarit të Gjykatës, duke përmbledhur përformancën e gjykatës përmes informacionit të marrë nga aplikacioni kompjuterik PAKS+ dhe sistemi ICMIS mbi kohëzgjatjen e procedurave dhe shkaqet kryesore të vonesave, si dhe duke theksuar problemet që kërkojnë vëmendjen e Kryetarit të Gjykatës.
2. Në bashkëpunim me Kryetarin e Gjykatës të hartojë përgjigje/korrespondencë me institucionet qendrore dhe vendore mbi problemet/pyetjet e ngritura në lidhje me aksesin e gjykatave në regjistrat shtetërorë, si dhe problemet/pyetjet në lidhje me disponueshmërinë e ekspertëve ose probleme të tjera që trajtojnë kohëzgjatjen e procedurave dhe janë pjesë e juridiksionit të institucioneve qendrore dhe/ose vendore.
3. Në bashkëpunim me Kryetarin e Gjykatës dhe Specialistin e Teknologjisë së Informacionit, harton formate (struktura) të raporteve statistikore të cilat mund t’i shtohen aplikacionit kompjuterik PAKS+ dhe të japin informacion mbi kohëzgjatjen e procedurave (numri i seancave dhe kohëzgjatja në kohë) të çështjeve të hapura. Ky raport do t’i shërbejë gjyqtarëve dhe Kryetarit të Gjykatës për të matur kohëzgjatjen e çështjeve në gjykim dhe do të shërbejë si bazë për t’u zbatuar në gjykata të tjera.
4. Në bashkëpunim me Kryetarin e Gjykatës, të hartojë një plan/strukturë gjyqësore në mënyrë që reflektohen ndryshimet e bëra në procedurën civile dhe penale si dhe për të përshtatur masat e ndërmarra në kuadër të Nismës Për Një Drejtësi Pa Vonesa (DPV).
5. Sipas udhëzimeve të Kryetarit të Gjykatës, të përgatisë fletëpalosje dhe broshura për përdoruesit e gjykatës, duke ofruar informacion të ndryshëm mbi funksionimin e gjykatës dhe proceseve gjyqësore. Fletëpalosjet/broshurat mund të përgatiten veç e veç dhe të mos kufizohen vetëm për avokatët, ekspertët, ndihmën juridike, tarifa gjyqësore. Të përgatisë formularë që të jenë në dispozicion të përdoruesve të gjykatës të tilla si, por pa u kufizuar në formate të kërkesëpadisë, kërkesa për lirimin e urdhrit të ekzekutimit, ankim.
6. Nën udhëheqjen e kryetarit të gjykatës, të përgatisë formularët që janë në dispozicion të gjyqtarëve të gjykatës të tilla si, por pa u kufizuar në fletëthirrje/njoftime, duke përfshirë pasojat nëse nuk paraqiten në gjykatë, listën e akteve që u kërkohet palëve për disa lloje çështjesh nëse nuk dorëzohen siç duhet etj.
7. Të kryejë detyra të tjera të caktuara nga Kryetari i Gjykatës.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin e mëposhtëm në jfainfo@ewmi.org jo më vonë se ora 17:00 më 20 mars 2018:
• Letër shoqëruese “Cover letter” ku të tregohet interesi dhe kualifikimet për pozicionin;
• CV të përditësuar;
• Kopje të Diplomës Master;
• Emrin, Titullin, Numrin e Celularit dhe adresat e emailit të 3 referencave profesionale.
Ju lutemi vendosni në subjektin e Email: Punonjës Gjykate – Korcë.
Aplikime të bëra më vonesë dhe/ose të paplotësuara, që nuk i plotësojnë kërkesat e mësipërme, nuk do të shqyrtohen.
Aplikantët duhet të sigurohen që të dërgojnë dokumentacionin e plotë dhe brenda afatit.
Avokatët aktivë që punojnë në cilëndo gjykatë janë të papërshtatshëm për të aplikuar për shkak të çështjeve të konfliktit të interesit. Do të kenë përparësi kandidatët që jetojnë në rajonin e Rrethit Gjyqësor Korcës. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Vini re: Kjo kontratë shërbimi do të lidhet me Projektin Drejtësi për të Gjithë të USAID dhe të gjitha pagesat do të kryhen nga Projekti. Pagesa do të jetë në vlerën 56, 000 ALL bruto në muaj.
Të gjitha taksat do të mbahen nga të gjitha pagesat në përputhje me legjislacionin shqiptar. Duke qenë se është një kontratë shërbimi sigurimet shoqërore nuk mbulohen. Pagesa do të bëhet një herë në dy muaj (vlera e dy muajve bashkë) pas konfirmimit të paraqitjes së detyrave sikurse parashikohet në kontratë.