Mundësi punësimi në Delegacionin e BE-së në Tiranë

Kjo mundësi punësimi ka lindur me Rrjetin e Informimit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, i financuar nga Bashkimi Evropian, për periudhën 1 korrik 2016- 14 janar 2017.

Fillimi: 1 korrik 2016.

Vendi: Tiranë, Shqipëri

Pozicioni: Përkthyes

Detyra: Përkthyesi do të jetë përgjegjës për ofrimin e shërbimeve të përkthimit nga gjuha shqipe në gjuhën angleze dhe anasjelltas për nevojat e komunikimit të Delegacionit të BE-së.

Kompetencat kryesore: Përkthyesi duhet të ketë diplomë universitare në gjuhën angleze. Ai / ajo do të ofrojë shërbime të besueshme, efikase me cilësi të lartë të përkthimit – edhe gjuhësisht dhe teknikisht – në shqip dhe anglisht, të ketë eksperiencë në përkthim dhe aftësi për t’a aplikuar atë në mënyrë efektive në mjedisin e punës, të përkthejë shpejt dhe të shkruajë në mënyrë të qartë dhe shkurtimisht duke shmangur zhargonin e panevojshëm, të njohë mire çështjet e lidhura me BE.

Përvojë pune: Kërohet të paktën një eksperiencë 5-vjeçare në përkthim. Eksperienca e mëparshme në punën me organizatat ndërkombëtare dhe projektet e financuara nga BE-ja do të jetë një avantazh.

Periudha: 6 muaj (1 Korrik 2016-14 Janar 2017).

Për më shumë informacione lidhur me këtë pozicion pune, ju lutemi klikoni në këtë LINK

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni një letër motivimi, CV (format Europass) dhe ofertën financiare të info@euin.al jo më vonë se data 20 qershor 2016, CoB. Ju lutemi specifikoni në subjektin e emailit pozicionin për të cilin aplikoni. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Leave a Comment