Mundësi punësimi në Ambasadën Britanike, Tiranë

Ambasada Britanike me seli në Tiranë po kërkon një Asistent Projekti.

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:

  • Asistenti i projektit do të ndihmojë ekipin e projektit në detyra të tilla si: asistim në projektet lidhur me teknologjinë, rininë dhe sipërmarrjen; asistim në eventet që do të organizohen nga projekti si trajnime, tryeza të rrumbullakëta, evente marketingu; ndërtimi i një lidhjeje të fortë me partnerët e projektit për të siguruar një bashkëpunim dhe zbatim të sukseshëm të projektit.
  • Llogaritja efikase dhe efektive e buxhetit, monitorimi i shpenzimeve dhe prokurimeve, aftësia për të menaxhuar buxhetin e projektit.
  • Bashkëpunimi me shtypin dhe çështjet publike për të siguruar një publicitet të mirë për aktivitetet e organizuara dhe për të demonstruar rezultate tek njerëzit.

Kualifikimet, aftësitë dhe përvoja thelbësore:

  • 3 vjet përvojë pune në zbatimin e projekteve;
  • Aftësi organizative, duke përfshirë vëmendjen ndaj detajeve, aftësi për të përmbushur detyra të ndryshme dhe aftësi për të menaxhuar kohën;
  • Përvojë në proceset e kontabilitetit dhe financës;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese në të shkruarën dhe të folurën e gjuhës angleze dhe shqiptare.

Kualifikimet, aftësitë dhe përvoja e dëshirueshme:

  • Diplomë universiteti në një fushë të ngjashme;
  • Përvojë dhe njohuri për sektorin e teknologjisë;
  • Interes në teknologji.

Kjo është një kontratë afatgjatë me kohë të plotë për një vit, me mundësi rinovimi. Do të punohet 5 ditë (36 orë) në javë. Kandidati/ja i/e përzgjedhur mund t’i kërkohet të punojë disa të shtuna dhe do të kompensohet.

Paga mujore për këtë pozicion është 87,719.00 (ALL) në muaj, në nivelin A1. Do të jeni përgjegjës për pagimin e tatimeve lokale sipas tatimit mbi të ardhurat.

Data e fillimit të punës: 1 tetor 2018

Afati i aplikimit: 11 shtator 2018 në orën 23:55

Për të aplikuar klikoni në këtë LINK.

Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.

Leave a Comment