Mundësi punësimi/ Menaxher shitjesh me Sektorin e Shërbimeve

Kompania NetTrade Albania shpk kërkon te punësojë një Menaxher shitje me eksperiencë në sektorin e Shërbimeve. Kompania ofron kushte komode pune dhe mundësi të shumta rritjeje në rrogë.
Filozofia dhe ambjenti jonë eshte bashkëkohor me objektivin kryesor motivimin dhe zhvillimin e punonjësve në karrierën e tyre. Shërbimet bazë jane: Digital Tipi i punës-Kohe e plote Marketing, Brand Identity, Web Development, Network Project, Voip etj.

Detaje të pozicionit

  • Eksperiencë-Mesatare (3 – 10 vite)
  • Nuk kërkohet foto
  • Nuk kërkohet letër motivimi
  • Nuk lërkohet letër interesi-
  • Data e përfundimit- 26.08.2015

Detyrat

-Te kuptojë shërbimet dhe kapacitetet e kompanisë  si dhe të tejcojë në mënyrë efektive të gjitha ofertat tek Klienti.

-Përvetësimi I klientëve të rinj, mbajtja dhe zhvillimi I marrëdhënieve me Klientët ekzistues duke ofruar shërbime shtesë.

-Prezanton dhe shet produktet dhe shërbimet e kompanisë për Klientët ekzistues dhe ata potencialë.

-Të përpilojë raporte, javore edhe mujore periodike në lidhje me takimet dhe shitjet e realizuara;

-Identifikon dhe ndjek mundësitë e reja për shitje që mund të krijohen nga puna në terren.

-Pregatit dhe I prezanton Klientit ofertën financiare dhe finalizon Kontratën e Shërbimit.

-Është përgjegjës për komunikimin efektiv të qëllimeve të Klientit dhe për përfaqësimin e interesave të tij tek pjesa tjetër e ekipit.

-Siguron në mënyrë të vazhdueshme komunikim të dyanshëm midis klientit dhe ekipit të punës, për të bërë të mundur një përfaqësim të fortë si skuadër si dhe për të realizuar pritshmëritë e Klientit.

-Pregatit planin e veprimit për realizimin e objektivave të shitjes dhe bën një vlerësim paraprak për numrin e kontratave që duhet të finalizohen.

-Mban kontakte të rregullta me klientët ekzistues.

-Kryen rinovime të kontratave që përfundojnë.

-Përgjegjës për mbajtjen dhe regjistrimin e informacionit  të klientëve në një bazë të dhënash (database) dhe për raportimin e këtij informacioni tek Koordinatori I Shitjeve.

-Ndihmon Koordinatorin e Shitjeve dhe Financën në menaxhimin e klientëve biznes të larguar ose që kanë kohë pa paguar

Kriteret

Të ketë njohuri në fushat e Digital Marketing ose Web Development
Të ketë kuptim të fortë të sjelljes së konsumatorit dhe të dinamikave e kërkesave të tregut.
Kualifikime dhe trajnime në fushën e Shitjeve ose Marketingut;
Të ketë kompetenca teknike (të kuptojë software, hardware, rrjetet, etj)
Të jetë I motivuar, I orientuar ndaj objektivave, këmbengulës dhe negociator I mirë.
Të ketë iniciativë dhe të punojë mirë në grup.
Aftësi të shkëlqyera në të shkruar dhe të folur.
Njohje e gjuhës angleze
Të ketë leje drejtimi (patentë)
Diplomë të shkollës së lartë në Ekonomik, Marketing përbën avantazh;

Shënime

Të interesuarit të dërgojne CV tek adresa info@nettrade.al

 

Leave a Comment