Mundësi punësimi/ Menaxher Sektori Joushqimor, Tekstile dhe Bazar

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Almark sh.p.k. është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “Carrefour”.

Pozicioni: Menaxher për sektorin Joushqimor, Tekstile dhe Bazar

Departmenti: Operacional

Grada: 8

Vendodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Të organizojë, menaxhojë dhe kontrollojë aktivitetet e departamenteve sipas politikave dhe procedurave të Hipermarketit; Përgjegjës për shërbimin e shkëlqyeshëm të klientëve, ofertat promocionale të shitjeve dhe menaxhimin e punonjësve të departamenteve; Punon drejtpërdrejt me Menaxherin e Hipermarketit si dhe me skuadrën e Hipermarketit për të përmbushur detyrat në punë dhe për të arritur rezultate të larta në department.

Detyra dhe Përgjegjësi:

Asetet

– Asiston në zgjidhjen e problemeve të shërbimit të klientit dhe monitoron propozimet e marra për përmirësimin e shërbimit të klientëve;

– Ndjek procedurat në lidhje me implementimin e produkteve, proceset e shitjeve dhe higjienës në department;

– Siguron që punonjësit të jenë të informuar dhe të njohin shumë mirë katalogun dhe aktivitetet e tjera promocionale me qëllim që të informojnë klientët në mënyrë korrekte dhe në kohë;

– Siguron trajnimet e punonjësve të departamenteve mbi produktet dhe implementimin e tyre në raft.

Burime Njerëzore

– Monitoron ndjekjen e procedurave të kompanisë për higjienën dhe sigurimin në punë nga punonjësit e departamenteve;

– Planifikon dhe organizon oraret e punës ditore/javore dhe mujore për punonjësit e departamenteve;

– Përgatit planin vjetor të lejeve për punonjësit e departamenteve duke marrë parasysh legjilacionin në fuqi dhe nevojat operacionale të Hipermarketit;

– Monitoron performancën e punonjësve të departamenteve bashkë me Menaxheren e Burimeve Njerëzore, identifikon nevojat e trajnimeve, merr pjesë në vlerësimin e trajnimeve;

– Përgjegjës për zhvillimin e punës së skuadrës duke i drejtuar ata me shembullin personal.

Organizimi i shitjeve

– Përgjegjës për kushtet të mira të produkteve në departament duke punuar drejtpërdrejt me Menaxherin e Pranimit të Mallrave;

– Monitoron ndjekien e procedurave në lidhje me produktin vendas, produktet e markës dhe stokun e produkteve në segmentin e ofertave;

– Siguron rotacionin e duhur të produkteve dhe ndjek principin FIFO (First in, first out);

– Kontrollon porositë e produkteve për departamentin, kontrollon saktësinë e etiketave të çmimeve, barkodeve dhe shenjave të ndryshme.

Financë

– Monitoron dhe analizon shitjet ditore të departamentit;

– Monitoron implementimin e planeve të veprimit për koston e departamentit duke aplikuar ndryshime të nevojshme;

– Monitoron sasinë e produkteve të dëmtuara;

– Përgatit raportet dhe jep informacion të nevojshëm te Menaxheri i Hipermarketit, etj.

Kërkesat:

a. Edukimi: Diplomë Universitare, (preferohet në Administrim Biznesi).

b. Eksperiencat e punës: Minimumi 3 vite eksperiencë pune në dyqan shitje me pakicë.

c. Kualifikime të tjera:

– Të zotërojë aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office;

– Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;

– Kualifikime të tjera në lidhje me menaxhimin dhe shitjet me pakicë do të përbënin avantazh.

d. Aftesi të tjera:

– Aftësi të shkëlqyera komunikimi;

– Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;

– Aftësi të shkëlqyera të organizimit;

– Aftësi për të drejtuar dhe menaxhuar një skuadër;

– Aftësi e delegimit të detyrave;

– Njohuri të tregut të shitjeve me pakicë.

Kushtet e punës: Ofrohet pagë konkuruese.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@almark.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Almark, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

Afati i dorëzimit: 15/05/2015

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Leave a Comment