Mundësi punësimi/ Menaxher projektesh

Përshkrim i Përgjithshëm i Pozicionit:
Përgjegjës për gjenerimin e koncept-idesë së projektit duke përfshirë aspektin e studimit të tregut, përzgjedhjes së partnerëve dhe/ose bashkëorganizatorëve, hartimin e strategjisë së shitjes, mbikëqyrjen e performancës komerciale, zbatimin dhe mirëfunksionimin e të gjithë hallkave të projektit, si dhe arritjen e objektivave buxhetore dhe fitimprurëse të projekteve.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Planifikon, zhvillon, organizon dhe menaxhon projekte me fokus dhe target të qartë.
- Angazhohet direkt për të kontaktuar të gjitha bizneset dhe institucionet/organizatat e targetuara kombëtare dhe internacionale ne lidhje me projektin.
- Grumbullon, klasifikon, regjistron dhe përditëson informacionin nga terreni në lidhje në lidhje me bizneset dhe institucionet/organizatat që targetohen dhe fushat e tyre të veprimtarisë.
- Identifikon, kontakton dhe bashkëpunon me partnerë dhe organizata kombëtare dhe ndërkombëtare me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të biznesit.
- Përthith dhe azhornohet me informacionin dhe të rejat e fundit të sektorëve specifik të projekteve përkatës.
- Siguron cilësinë në formë dhe përmbajtje të Projektit; krijon, ruan dhe përditëson template dhe standardet e shkrimit të projektit.
- Analizon dhe vlerëson efektivitetin e shitjeve, kostove dhe rezultateve të projektit.
- Bashkëpunon me Departamentin Operacional që të garantojë cilësinë maksimale të shërbimit të ofruar.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
- Arsim i lartë në fusha të ndryshme, e preferushme jashtë vendit.
- Eksperienca të mëparshme si Menaxher Projektesh, e preferueshme projekte ndërkombëtare.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, përbën avantazh zotërimi i gjuhëve të tjera (Italisht, Gjermanisht, Frengjisht etj).
- Mosha e preferuar mbi 30 vjeç.
Procedura e Aplikimit:
Ju lutem dërgoni CV me foto dhe dokumentat tuaja plotësuese, duke përcaktuar në titull pozicionin për të cilin aplikoni, në adresën tonë: marketing@expocity.al.
Nëse CV juaj përzgjidhet, do të kontaktoheni nga Departamenti i Burimeve Njerëzore të Expocity Albania, vetëm nëse dokumentat e dërguara do të plotesojnë kriteret e vlerësimit.