Mundesi punesimi/ menaxher i Burimeve Njerezore

Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese  në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë etj.

Mane TCI është pjesë e Balfin Group .

Pozicioni: Menaxher/e e Burimeve Njerezore

Kompania: Mane TCI

Vendodhja: Tirane

Përmbledhja e Pozicionit: Interpreton, ndjek dhe zbaton procedurat dhe politikat e miratuara të BNJ duke i dhënë punonjësit asistencën e nevojshme. Siguron që kompania funksionon në respektim të plotë të Legjislacionit Shqiptar, Kodin e Punës si dhe në Procedurat e miratuara të BNJ të Grupit (dhe kompanisë) duke ruajtur të shëndoshë marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës.

Detyra dhe Përgjegjësi:

  •  Drejton procedurat bazë të BNJ të kompanisë për administrimin e punonjësve, rekrutimin, trajnimin dhe zhvillimin e karrierës.
  •  Drejton politikat e BNj duke zbatuar, interpretuar, monitoruar aplikimin e tyre dhe komunikon me Menaxheret e Departamenteve apo me Zyrat Qendrore Balfin me qëllim zbatimin e politikave në mënyrën e duhur.
  • Ndërton, zhvillon dhe monitoron buxhetin dhe burimet e tjera që i janë caktuar Departamentit të BNJ.
  • Harton, drejton dhe ndjek zbatimin e planin të rekrutimit.
  • Ndjek procesin e nënshkrimit të kontratave individuale të punës për punonjësit si dhe zbatimin e procedurave të brendshme të kompanisë në përputhje Kodin e Punës dhe ligje të tjera te zbatueshme.
  •  Përpilon, ndjek dhe sigurohet që administrimi i dosjeve të personelit të jetë i plotë dhe në cilësi duke monitoruar plotësimin me të gjitha dokumentat e kërkuara.
  • Ndjek procesin me plotesimin me mjete/pajisje të punës të nevojshme për cdo punonjës në kompani që të perdorë në pozicionin e tij të punës
  • Përgatit borderonë e punonjësve dhe listpagesën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Mban marrëdhënjet me organet tatimore dhe zyrën e punës duke respektuar legjislacionin, kodin e punës etj

 

Kandidati duhet të përmbushë kritetet e mëposhtme:

Diplomë të arsimit të lartë, preferohet në Administrim Biznesi ose Shkenca Sociale

  • Të ketë minimalisht 3-5 vjet eksperiencë të ngjashme në manaxhimin e BNJ.
  • Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme dhe ekzpozim në fushat e ekspertizës që kërkon pozicioni.
  • Njohuri të avancuara në legjislacionin për shqiptar të punësimit
  •  Aftësi të shkëlqyera organizative dhe koordinuese;
  •  Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale;
  •  Zotërim i gjuhës angleze në nivel shumë të mirë të shkruari dhe të foluri;
  • Njohuri shumë të mira të Microsoft Office;

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-të tek zyrat qëndrore të Balfin nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:

1. Me e-mail: hr@balfin.al

2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme: Rr.”Papa Gjon Pali II,” ABA Business Center, Kati 11, Tiranë, Albania

Afati i mbyljes së aplikimeve është 16 Dhjetor 2016

Per me shume informacion klikoni kete LINK

Leave a Comment