Mundësi punësimi/ Koordinator programi në OJF

Pozicioni:                                 Koordinator/e Programi

Punëdhënës:               CRCA Shqipëri

Kohëzgjatja:                1 vit (3 muaj provë)

CRCA është një organizatë joqeveritare, jopolitike dhe jofitimprurëse, e cila punon për të promovuar respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, për t’i mbrojtur ata nga dhuna, abuzimi dhe shfrytëzimi, për të zhvilluar të drejtat e fëmijëve dhe të të rinjve në Shqipëri dhe për të rritur pjesëmarrjen e tyre në nivelin kombëtar dhe lokal, nëpërmjet lobimit dhe avokatësisë, përmirësimit të politikave dhe legjislacionit, ngritjes së kapaciteteve, informimit dhe hulumtimit, si dhe krijimit të modeleve të mira të shërbimeve për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të të rinjve.

Gjatë veprimtarisë së saj, CRCA promovon, veçanërisht, respektimin e të drejtave të fëmijëve, të të rinjve, të drejtave të njeriut, të grave dhe të minoriteteve.

Në kuadër të punës së saj dhe zbatimit të programeve për avancimin e të drejtave të fëmijëve në vend, CRCA Shqipëri po kërkon të identifikojë persona për punësim të mundshëm në pozicionin e koordinatorit/koordinatores së programeve të fëmiijëve.

KRITERET E PRANIMIT

Kandidati duhet të përmbushë këto kritere:

a) Të jetë me arsim të lartë. Përbën aset të qënurit i diplomuar në Fakultetin Juridik, Shkenca Politike, Sociale ose degë të përafërta me to;

b) Të jetë i/e gatshëm për të punuar në grup dhe individualisht;

c) Të jetë i rekomanduar nga dy punëdhënës, të cilët i njohin aftësitë profesionale dhe personale të kandidatit/es;

d) Të ketë eksperiencë pune apo praktike me punën me qeverisj/en qëndrore dhe lokale;

e) Të mos jetë akuzuar apo dënuar më parë për vepra penale. c/

 

DETYRAT E POZICIONIT TE KERKUAR

  • Të sigurojë që të gjithë detyrat e caktuara zbatohen në kohë dhe në mënyrë cilësore në përputhje me kërkesat e CRCA Shqipëri dhe sipas rastit me ato të donatorëve;
  • Zhvillon dhe zbaton planin e aktiviteteve në bashkëpunim me ekipin e CRCA dhe raporton rregullisht për progresin dhe zbatimin e programeve;
  • Të shërbejë si person kontakti për komunikimet që lidhen me aktivitetet e progameve nga ekspertë të jashtëm, palët e tjera të interesit dhe siguron që bashkëpunimi me partnerët të jetë gjithnjë sipas standarteve të komunikimit të CRCA Shqipëri;
  • Koordinon programin e ngritjes së kapaciteteve për profesionistët dhe OSHC-të;
  • Zbaton progamin buxhetor në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Financës dhe me rregullat e procedurat e CRCA Shqipëri;
  • Raporton çdo muaj / një herë në vit në lidhje me arritjet në punë

DOKUMENTACIONI I PRANIMIT

(Sigurohuni që këto dokumenta të dërgohen me email në një file të vetëm):

a) Formulari i plotësuar i Aplikimit për Punësim në CRCA Shqipëri;

b) Kopje të skanuar të Diplomës se Universitetit dhe të listës së notave / krediteve;

c) Një kopje e CV-së;

d) Dy Rekomandime (rekomandimet duhen të jenë me shkrim dhe të bëhen nga punëdhënës apo supervizorë tuaj së bashku me kontaktet e tyre (tel / celular / email). Rekomanduesit nuk duhet të jenë persona që kanë lidhje gjaku apo lidhje familjare me aplikuesin).

e) Dëshmi Penaliteti (vetëm për personat që do të ftohen nga CRCA në intervistë).

DEKLARATA E MUNDËSIVE TË BARABARTA DHE KONFLIKTIT TË INTERESIT

CRCA bën të pamundurën për të eleminuar konfliktet e interesit ndërmjet antarëve të stafit të saj dhe kandidatëve për punësim në CRCA. Për këtë qëllim, çdo aplikant që aplikon është i detyruar të njoftojë CRCA Shqipëri nëse ekziston një konflikt i tillë në e-mail që shoqëron dokumentacionin e aplikimit. Mos njoftimi mund të përbëjë shkak për skualifikim.

CRCA Shqipëri është një organizatë që garanton mundësi të barabarta për punësim për këdo. Në mënyrë të posaçme ne nxisim gratë dhe vajzat, pjestarët e komuniteteve Rome, Egjyptiane, LGBTI etj që të aplikojnë për punësim.

BËNI KUJDES!

Çdo ndërhyrje pranë stafit ose menaxherëve të CRCA Shqipëri për marrje në punë do të gjykohet si e papranueshme dhe aplikuesi do të skualifikohet automatikisht.

Mungesa e dokumentacionit të plotë apo me gabime mund të shkaktojë skualifikimin e kandidatit.

Vetëm kandidatët/et që do të konsiderohen të përshtatshëm do të ftohen për intervistë. Thirrja në intervistë nuk garanton punësimin e kandidatit/es.

Personit që do të gjykohet si kandidati/ja më i/e sukseshëm mund t’i kërkohet që të kalojë 3 muaj provë në punë, përpara ofrimit të kontratës së punës.

AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data18 shkurt 2018. Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet me email në adresën info@crca.al

PYETJE DHE KONTAKTE

Për çdo pyetje që mund të keni ju lutem kontaktoni në adresën e e-mail: info@crca.al

Microsoft Office document icon FORMË APLIKIMI PËR PUNËSIM PRANË CRCA SHQIPËRI.doc

Për më shumë informacione, klikoni në këtë LINK

Leave a Comment