Mundësi punësimi/ Jurist pranë Njësisë Juridike

Fondi Shqiptar i Zhvillimit kërkon të punësojë një jurist pranë Njësisë Juridike, Departamenti Juridik dhe i Prokurimit.
Për të garantuar mbeshtetje ligjore për të gjithë veprimtarinë dhe aktivitetin e FShZh në përputhje me dispozitat në fuqi, të Ligjit nr.10 130, datë 11.5.2009, “Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit” dhe kuadrin ligjor përkatës, nepermjet ofrimit te shërbimeve ligjore që nevojiten për mbrojtjen e interesave të FSHZH-së, si dhe kontrollit te zbatimit me përpikmëri të kuadrit ligjor dhe dhënies se mendimit të specializuar juridik për çdo çështje ligjore, juristi duhet të angazhohet në:
- Draftimin e marrëveshjeve të investimit të lidhura me njësitë e qeverisjes vendore si dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit apo me ministritë/institucionet shtetërore apo publike.
- Ndjekjen në të gjitha fazat të procesit të miratimit të një marrëveshje financimi Huaje/granti, që nga faza e përgatitjes e PVKM dhe relacionit për miratimin në parim, e deri në ratifikimin e marreveshjes financiare me ligj, e pastaj botimin, hyrjen në fuqi, efektivitetin dhe përgatitjen e marrëveshjes së transferimit të fondeve, kur aplikohet.
- Ndjekjen e gjyqeve me palë ndërgjyqëse FShZh në të gjitha shkallët e gjykimit dhe përgatitjen e prapësimeve dhe dokumentacionit.
- Përgatitjen e shkresave për ministritë/ institucionet qendrore të tjera ose institucione në varësi të ministrive, Avokaturë, Prokurori, Gjykatë, ZRPP, etj.
- Asistencën ligjore për institucionin (interpretime, njoftim për hyrjen në fuqi të ligjeve apo VKM)
- Përgatitjen e draft – vendimeve dhe draft – urdhrave të ndryshëm sipas rastit për Drejtorin Ekzekutiv.
- Ndjekjen e konflikteve që burojnë nga kontratat FIDIC (ndërmjetësim/ arbitrazh, përgatitja e dokumentacionit)
- Amendimin e kontratave të punës, pergatitjen e kontrateve të qerave të zyrave të FShZh, etj që lidhën me Administratën.
- Ndjekjen e problemeve të pronësise që dalin gjatë zbatimit të projekteve.
Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
- Të jetë diplomuar për Drejtësi, preferohet të ketë mbaruar studimet Master;
- Të ketë jo më pak se 5 vjet eksperiencë pune në fushën përkatëse;
- Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij sipas formateve të kërkuara;
- Të njohë mirë zonën administrative të cilën mbulon dhe legjislacionin përkatës për fushën e veprimtarisë, njohuri në fushën e zbatimit të punimeve me kontrata FIDIC, PRAG, dhe legjislacionin shqiptar të prokurimeve;
- Të zotërojë Gjuhën angleze (shkruar & lexuar) dhe të ketë njohuri të programeve kryesore të Microsoft Office, etj.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi, pune në grup.
Juristi do të angazhohet me kohë të plotë pranë FShZh zyra Tiranë.
Dokumentacioni që kërkohet:
- Curriculum Vitae + fotografi;
- Fotokopje të diplomave dhe e listës së notave;
- Dëshmi kualifikimi të ndryshme në lidhje me profesionin.
Dokumentacioni i mësipërm është i detyruar të sillet i plotë për vlerësimin e kandidatëve që në fazën e parë të përzgjedhjes së CV-ve.
Dokumentacioni i kërkuar të niset brenda datës 9 korrik 2018 në adresën elektronike ose në adresën postare më poshtë:
E-mail : burimenjerezore@albaniandf.org
Fondi Shqiptar i Zhvillimit
Rr.”Sami Frasheri”, Nr.10,Tirane.
Tel/Fax 042234885
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. Dokumentacioni i dorëzuar pranë FShZh-së nuk kthehet.