Mundësi punësimi/ Inxhinier elektrik

EuroElektra Sh.p.k si një ndër kompanitë kryesore në vend, e pranishme me novacione për sistemet “Smart Solution” dhe “Renewable-Energy” kërkon të punësojë:  Inxhinier Elektrik

Kualifikime të domosdoshme:

–          Diplomë universitare në inxhinieri elektrike. I preferuar profilizimi ne drejtimin energjitik.

–          Përbën përparësi nëse disponon licencën elektrike apo/dhe specializuar në kurse profesionale.

–          Të ketë 3-5 vjet eksperiencë në implementimin e projekteve elektrike.

–          Të ketë integritet të lartë dhe etikë profesionale.

–          Njohuri të mira në Autocad dhe programe të tjera inxhinierike projektimi.

 

Përgjegjësitë e pozicionit të punës:

  • Koordinon përgatitjen e dokumentacionit të duhur tekniko–ligjor për institucionet respektive.
  • Koordinon punen midis grupeve të ndryshme në objektet ku do kryhen punimet elektrike.
  • Harton planet e zhvillimit te projekteve dhe është përgjegjës për zbatimin e tyre.
  • Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në faza, që nga projekt-ideja, zbatimi dhe kolaudimi përfundimtar.
  • Planifikon, organizon dhe mbikqyr punimet e specialistëve elektrikë duke u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas standarteve dhe parametrave të përcaktuara në projekt.
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike, në përputhje me grafikun e përgjithshëm të objektit.
  • Shqyrton dhe harton kostot e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin total.
  • Udheheq hartimin dhe rakordimin e situacioneve mujore me investitoret.
  • Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes të instalimeve elektrike.
  • Harton dhe mbikqyr planin për mirëmbajtjen periodike të sistemeve elektrike ne përputhje me standartin teknologjik.

  Pse duhet të bëheni pjesë e EuroElektra?

–          Pagesë e kënaqshme

–          Mundësi për tu promovuar

–           Mundësi për të njohur dhe për të kontribuar në zhvillimin e sektorit të energjisë së rinovueshme (fotovoltaike) në Shqipëri.

   Aftësi të tjera:

–          Aftësi te mira ne projektim dhe koordinimin e punimeve elektrike.

–          Aftesi për të konstatuar dhe identifikuar pikat kritike në projektet elektrike.

–          Njohuri në përpilimin e preventivave dhe kontratave për sipërmarje në instalimet elektrike.

    Mënyra e aplikimit:

    Dërgoni CV tuaj  me foto duke specifikuar  subjektin në adresën: info@euroelektra.al deri në datën 20.04.2018

Leave a Comment