Mundësi punësimi/ Intervistues terreni

CSES (Studimi Krahasimor i Sistemeve Zgjedhore; Comparative Study of Electoral Systems; www.cses.org) ka hapur 20 pozicione pune për Intervistues terreni.
CSES është një studim krahasimor me shtrirje në të gjithë botën. Vendet pjesëmarrëse organizojnë kryerjen e intervistave shtëpi më shtëpi duke përdorur pyetësorin standard i cili fokusohet në çështje sociale, politike e ekonomike.
Në Shqipëri CSES do të implementohet në periudhën 20 janar – 19 maj 2018, duke realizuar rreth 1200 intervista ballë për ballë, shtëpi më shtëpi në qytete e fshatra të shpërndarë në të gjithë vendin (harta e qyteteve dhe fshatrave ku do të kryhen intervistat: LINK )
——————-
Përshkrimi i përgjithshëm i angazhimit të Intervistuesit të terrenit
• Kohëzgjatja: 20 janar – 19 maj 2018 (30 ditë pune)
• Pagesa bruto për intervistë: 12 USD
• Numri i pritshëm i intervistave të kryera (vetëm me Tablet PC) nga çdo intervistues: 60
• Kohëzgjatja mesatare e një interviste: 60 min
• Lëvizja me automjete në dispozicion, transport publik dhe në këmbë, për secilin intervistues në 10 – 15 pika (nga 267 pika që janë gjithsej në të gjithë Shqipërinë; harta e pikave https://goo.gl/3JAc3W )
Karakteristikat e kërkuara për intervistues terreni:
• Studentë ose të diplomuar të viteve të fundit në fakultetet shkenca sociale, ekonomik, filologjik, juridik etj
• Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi ballë për ballë
• Të kryejnë me ndershmëri detyrat e ngarkuara
• Të kenë aftësi të mira teknologjike (sidomos në përdorimin e Tablet PC)
• Të jenë të gatshëm të udhëtojnë dhe qëndrojnë në cilindo prej qyteteve në afërsi të zonave që u ngarkohen për të kryer intervista
• Ekperienca e mëparshme si intervistues terreni konsiderohet si plus por jo e domosdoshme
• U jepet përparësi personave me leje drejtimi dhe me eksperiencë në drejtim automjeti
Për të aplikuar për pozicionin e Intervistuesit të terrenit plotësoni formularin që gjeni në këtë LINK. Afati i fundit i aplikimit është dt. 7 janar 2018.