Mundësi punësimi/ Financier projekti

Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
ManeTCI është pjesë e Grupit Balfin.
Kompania “ManeTCI”, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, “Mane TCI” është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: qendra tregtare, godina rezidenciale, qendra sociale dhe kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Pozicioni: Financier Projekti
Grada : 3
Departmenti: Financë
Vendodhja: Mane TCI, Qendra Tregtare “QTU”
Përmbledhja e Pozicionit: Ndjek nga pikepamja financiare projektin, kryen regjistrime, përgatit raporte.
Detyra dhe Përgjegjësi :
-Kontabilizimi i faturave të blerjeve dhe të shitjeve
-Kontrollon dhe përgatit librat e blerjeve dhe te shitjeve.
-Ndjekja e magazinave dhe kontrolli i fletë-hyrje/fletë-daljeve.
-Kontabilizimi i bankave dhe arkës në programin financiar.
-Ndjekia e klientëve sipas kushteve të kontratës.
-Kontrolli detajuar i shpenzimeve & të ardhurave mujore të realizuara për projektet e caktuara.
-Asiston në përgatitjen e pasqyrave financiare mujore dhe vjetore.
-Rakordim me klientët dhe furnitorët.
-Përgatitja e raportit të aseteve dhe kontabilizimi i amortizimit.
-Ndjekia e pagesave sipas kushteve të kontratës dhe plotësimi me dokumentat mbështetës.
-Kontabilizimi i pagave .
-Ndjekja e projekteve të reja të ndërtimit.
-Përgatitja e raporteve periodike si Cost Report, Progres report.
-Cdo detyrë tjetër që i caktohet.
a. Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti, Diplome ne Degët Financë/Kontabilitet.
b. Eksperiencat e punës: Minimumi 5-së vjet eksperience në profesion.
c. Kualifikime të tjera:
-Të jetë i familjarizuar me Standartet e reja Kombëtare të Kontabilitetit
-Të ketë njohuri bazëe të programit Financa 5-së
-Eksperiencë e mëparshme pune në kompani ndërtimi/investimi është favorizuese
d. Aftësi të tjera:
-Të jetë i aftë të punojë pa/ose me pak supervizim.
-E preferueshme njohja e gjuhës angleze
-Të ketë iniciativë, komunikues, të punojë mirë në grup dhe nën stres
-I orientuar për të ndjekur problemet dhe cuar drejt zgjidhjes përfundimtare
Mënyra e aplikimit:
Kandidatet e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letrën e interesit në adresën Hr@manetci.al duke specifikuar në subjekt pozicionin.
Afati i dorëzimit: 06.06.2016
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.