Mundësi Punësimi Elektricist / Teknik IT

Përmbledhja e Pozicionit:

Elektricisti/Teknik IT është një figurë profesionale që ka njohje të përgjithshme në elektroteknike, kryesisht elektroniken dhe sistemet IT, të impianteve rezidenciale, industriale dhe makinerive elektrike, është në gjendje të zhvillojë dhe instalojë impiante elektrike, sistemet IT, iluminoteknike, citofonie, videocitofonie, sisteme të alarmeve, kamerave, dhe i afte ne konfigurimet baze.

Detyra dhe Përgjegjësi:

Elektricisti/Teknik IT duhet të jetë njohës i mirë i vizatimeve dhe skemave elektronike/elektrike, të jetë i vëmendshëm dhe i kujdesshëm në interpretim të manualeve instalues të pajisjeve që përdor, të njohë karakteristikat teknike të materialeve që përdoren në instalimet.

Detyrat kryesore:
• Të njohë veglat dhe pajisjet që i duhen në zhvillimin e një procesi të caktuar.
• Të njohë pajisjet matëse dhe testuese të impianteve që zhvillon.
• Të zotërojë leje drejtimi klasi “B” dhe të jetë i përgjegjshëm me automjetet.
• Të njohë sitemet bazë IT, Server, Switch, Rutter të impianteve IT dhe ta zbatojë atë.
• Të njohë normativën bazë të impianteve elektrike dhe ta zbatojë atë.
• Të përgatisë listën e materialeve dhe veglave që i duhen në zbatim.
• Të realizojë instalimin dhe montimin e pajisjeve sipas projekteve dhe manualeve përkatës.
• Të ketë aftësi për konstatimin dhe zgjidhjen e difekteve elektronike/elektrike.
• Të njohë formulat bazë të elektroteknikës për përllogaritje të fuqive.
• Të ketë njohuri bazë të gjuhëve të huaja si Anglisht ose Italisht.
• Të ketë njohuri bazë kompjuterike të sistemeve IT.

Edukimi/ Kerkesat:

– Të ketë përfunduar arsimin e mesëm profesional Elektronik/Elektrik mbi 2 vjet ose të përgjithshëm por me eksperiencë pune mbi 3 vjet, ne profilin përkatës.

– Eksperiencë pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 3 vjet.

Dërgoni CV-në tuaj në info@euroelektra.al

Share This:

Leave a Comment