Mundësi punësimi: Asistent/e finance

Europartners Development kërkon të punësojë një asistent/e financie me kohë të plotë.

 Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Regjistrimi i faturave të blerjes, shitjes në sistemin e financës;
  • Regjistrimi i veprimeve të arkës në sistemin e financës;
  • Kontrolli i saktësise së hedhjes së veprimeve me bankat dhe arkën në financë;
  • Përgatitja e raporteve ditore të gjendjes dhe levizjes së fondeve në banka/arke;
  • Rakordim i palëve të treta;
  • Çdo detyrë tjeter që i përshtatet pozicionit të punës.

 

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Diplomë në Degën Financë ose/dhe Kontabilitet,
  • Është e preferueshme që aplikanti/ja të jetë me eksperiencë të mëparshme (minimumi 2 vjet);
  • Aftësi shumë të mira të programeve financiare dhe paketës Office;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Aftesi shumë të mira komunikuese dhe për të punuar në grup;
  • Aftësi shumë të mira analitike, saktësi në kryerjen e detyrave;
  • Aftësi shumë të mira kontrolluese dhe organizuese;
  • Me iniciative dhe i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur.

Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre me e-mail në adresën mundesi.al@gmail.com me subjekt “Aplikim pune për financier/e”

Afati i aplikimit: 15/10/2018

Leave a Comment