Mundësi praktike studentore

Ftesë për Praktikë Studentore, Student në Informatikë Ekonomike

Instituti Shqiptar i Shkencave promotor i standardit Open Data, fton studentët e Degës së Informatikës Ekonomike (Master), të interesuar për të bërë praktikë pune të konsiderojnë mundësinë e aplikimit pranë organizatës sonë. Kjo praktikë mësimore ju jep mundësinë të praktikoni dhe forconi njohuri më të mira në përdorimin e databazave në MYSQL (dhe QUERY), gjithashtu platformat MVC dhe Laravel Zend Framework.
Praktika e punës parashikon edhe mundësi punësimi pas përfundimit të saj. Të interesuarit të dërgojnë një email të shkurtër në adresën info@ais.al . Titulli i emalit duhet të jetë Aplikim për Praktikë Pune pranë Institutit. Në email duhet të shpjegoni pse jeni të interesuar, çfarë eksperiencash profesionale apo studentore keni dhe cila është mesatarja juaj aktuale.
Instituti ka parashikuar edhe plotësimin e formularit të vlerësimit dhe çdo dokumentacion tjetër për studentët që do të realizojnë praktikë studentore pranë nesh.

Share This:

Leave a Comment