Mundësi praktike pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit

THIRRJE PËR INTERNSHIP

Kohëzgjatja: 3 muaj

Afati i fundit për aplikim: 9 Mars 2018

Numri i praktikantëve: 2 (dy)

Adresa: Rr. Brigada VIII, Pll. Tekno Projekt, Shk.2, Ap.10, Kati 6
Tirana, Albania

Komiteti Shqiptar i Helsinkit hap aplikimet për praktikant/e.

KShH i bën thirrje gjithë të rinjve që dëshirojnë të angazhohen në mbrojtje të të drejtave të njeriut, të bëhen pjesë e programit të internshipit.
Praktika do të zhvillohet pranë zyrave të Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe është e papaguar.

Kërkesat që duhet të plotësohen nga personat e interesuar janë si vijon:
•Studentë të cilët ndjekin studimet në Fakultetin e Drejtësisë ose Gazetarisë, Universiteti i Tiranës.
•Kanë njohuri të mjaftueshme të gjuhës angleze
•Kanë njohuri të mira të përdorimit të paketës Microsoft Office
•Janë të hapur të mësojnë dhe të punojnë në grup

Detyrat kryesore:
1. Të angazhohet në monitorime të ndryshme për respektimin e të drejtave dhe lirive të shtetasve
2. Të angazhohet me detyra të natyrës administrative (përkthim, redaktim, pritje e qytetarëve/telefonatave, etj)
3. Të asistojë në përgatitjen e materialeve, raporteve kërkimore, shkrimeve, etj
4. Të mbështesë stafin në realizimin e aktiviteteve që zbaton organizata

Si mund të aplikoni?
Dokumentat që nevojiten për të aplikuar për internship pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit:
1.CV
2.Letër motivimi ku përfshihet arsyeja e aplikimit

Për të aplikuar për internship dërgoni email me titull INTERNSHIP në office@ahc.org.al deri në datën 9 Mars 2018.

Leave a Comment