Mundësi praktike nga Qendra Europiane

Qendra Europiane është duke kërkuar praktikant/e. Programi i Praktikës ofrohet për një periudhë 3 deri në 6 mujore. Ai synon të përgatisë studentët e rinj për të punuar në mënyrë profesionale, duke kontribuar në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Detyrat kryesore që një praktikant/e do kryejë janë si më poshtë:

– Të marrë pjesë në aktivitetet që kanë në fokus temat që lidhen drejtpërdrejt me shtetin e së drejtës dhe integrimin europian;

– Organizimi dhe pjesëmarrja në aktivitete, që zhvillohen në kuadër të zbatimit të projekteve të Qendrës;

– Shpërndarja e informacioneve ligjore, publikimeve të prodhura nga Qendra Europiane pranë grupeve të ndryshme të interesit;

– Ndërgjegjësimi i publikut mbi standardet europiane të të drejtave të njeriut;

– Të ndihmojë në mbarëvajtjen e punëve administrative të zyrës.

Kërkesat për pranimin në Programin e Praktikës:

Kandidati që dëshiron të aplikojë pranë Qendrës Europiane, për t`u përfshirë në programin e praktikës duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

– Duhet të jetë student i vitit të tretë ose katërt në studimet Juridike;

– Të kenë njohuri shumë të mira të kompjuterit në sistemet e operimit, programet bazë dhe motorët e kërkimit (Windows, Mac, MS Office, Adobe, Motorë të ndryshëm kërkimi në Internet);

– Të njohë mirë gjuhën angleze dhe/ose gjuhën frënge;

– Të ketë aftësi për të punuar në grup dhe individualisht;

– Të ketë dëshirë për të punuar vullnetarisht.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV e tyre në format Europass dhe një letër motivimi në shqip ose anglisht brenda datës 25 tetor 2016 në adresën: info@euro-centre.eu.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi praktikantit gjatë periudhës së stazhit i mbulohet sigurimi shëndetësor. Në përfundim të praktikës bëhet edhe pajisja me një certifikatë dhe letër reference.

Për më shumë informacione , ju lutemi vizitoni faqen zyrtare në këtë LINK

Leave a Comment