Mundësi praktike nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Kohëzgjatja: 3 muaj
Afati i fundit për aplikim: 31 Gusht 2017
Komiteti Shqiptar i Helsinkit hap aplikimet për praktikant/e.
KShH i bën thirrje gjithë të rinjve që dëshirojnë të angazhohen në mbrojtje të të drejtave të njeriut, të bëhen pjesë e programit të internshipit.
Praktika do të zhvillohet pranë zyrave të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ku interni/ja duhet të angazhohet rreth 18 orë në javë. Internshipi zgjat 3 muaj dhe është i papaguar.
Kërkesat që duhet të plotësohen nga personat e interesuar janë si vijon:
•Studentë të cilët ndjekin studimet e programit Master në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
•Kanë njohuri të mjaftueshme të gjuhës angleze
•Kanë njohuri të mira të përdorimit të paketës Microsoft Office
•Janë të hapur të mësojnë dhe të punojnë në grup
Detyrat kryesore:
•Të asistojë stafin e organizatës në kryerjen e detyrave të përditshme si përgatitja e materialeve të ndryshme mbi shkelje të të drejtave të njeriut
•Përkthimi dhe editimi i materialeve
•Zhvillimi i kërkimeve në legjislacion
•Mbështetja në aktivitete sipas projekteve që zbaton organizata
•Angazhim në detyra të tjera të natyrës administrative të zyrës (përgjigja ndaj telefonatave, pritja e qytetarëve).
Si mund të aplikoni?
Dokumentat që nevojiten për të aplikuar për internship pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit:
1.CV
2.Letër motivimi ku përfshihet arsyeja e aplikimit
Për të aplikuar për internship dërgoni email me titull INTERNSHIP në office@ahc.org.al deri në datën 31 Gusht 2017.
Për më shumë informacion klikoni këtu