Mundësi praktike në Tiranë

Afati i aplikimit: 05 Shtator 2017
Mundësia për praktikë 3-mujore ofrohet nga instituti AGENDA dhe është konkretisht për periudhën shtator-dhjetor 2017. Praktikantët do të jenë nën vëzhgimin e stafit kërkimor dhe do të angazhohen dhe në projekte hulumtimi sipas nevojave dhe fushës së tyre.
Për të aplikuar, dërgoni një letër motivimi ku, krahas të dhënave tuaja dhe fushës së studimit, të shpjegoni interesat tuaja studimore e profesionale dhe pritshmëritë për internshipin dhe karrierën tuaj.
Aplikimet duhet të dërgohen në adresën: info@agendainstitute.org .
Për më shumë informacion klikoni këtu