Mundësi praktike në Rumani

Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin Perëndimor Timisoara, në Rumani
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin dhe studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Perëndimor Timisoara, në Rumani, për semestrin e pare të vitit akademik 2017-2018
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit administrativ për trajnim;
Fusha e studimit:
– Gazetari
Për t’u njohur me katalogun e programeve klikoninë:
http://www.uvt.ro/en/
Kohëzgjatja e bursave:
– Stafi administrativ për trajnim(5 ditë);
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor/ditor (750 EUR në muaj për studentët/ 140 EUR në ditë për stafin)
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distance ju lutem referohuni
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe /ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin administrativ për trajnim:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj;
– Plani i mobilitetit për trajnim*;
*Mobility Plan është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës së mobilitetit. KydokumentfirmosetngaaplikantidhenëRektoratngaKoordinatoriInstitucionali Erasmus + Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/…/Bursat/Training_Mobility_Plan.pdf
Afati për aplikim: 23 Qershor2017
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al me subjekt, emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe universitetin në të cilin po aplikoni.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al

Pêr më shumë informacion klikoni këtu

Leave a Comment