Mundësi praktike në Ministrinë e Jashme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpall praktikën e punës për të rinjtë dhe të rejat që vijojnë studimet e larta jashtë vendit dhe/ose të diplomuar në fusha si shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare, shkenca ekonomike, jurisprudencë.
Qëllimi i këtij programi është mundësia për të përfituar një përvojë të vlefshme brenda vendit në fillimin e karrierës profesionale si dhe të njohja nga afër e veprimtarive, praktikave dhe mekanizmave me të cilat Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme operon me institucionet e tjera brenda dhe jashtë vendit.
Praktika e punës do të jetë 3-mujore, nga 3 shtator deri më 30 nëntor 2018. Ndërsa aplikimet pranohen deri më 27 gusht 2018, në adresën interns@mfa.gov.al. Bashkëlidhur gjeni formularin e aplikimit.
Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.