Mundësi praktike në Ministrinë e Financave dhe Degët e Thesarit

Ministria e Financave kërkon 24 praktikantë të profilit studimor: 13 Ekonomi, 1 Histori, 10 Drejtësi.

Institucionet e varësisë të cilët kërkojnë praktikantë janë:

  • Degët e Thesarit  kërkojnë praktikantë përkatësisht në këto degë sipas kërkesave në qytetet:
    • Tiranë, 3 praktikantë: Ekonomi
    • Durrës, 3 praktikantë: Ekonomi
    • Devoll, 1 praktikant: Ekonomi
    • Fier, 2 praktikantë: Ekonomi
    • Has, 1 praktikant: Ekonomi
    • Kavajë, 1 praktikant: Ekonomi
    • Korçë, 2 praktikantë: Ekonomi
    • Kukës, 1 praktikant: Ekonomi
    • Laç, 1 praktikant: Histori / Arkivë
    • Librazhd, 1 praktikant: Ekonomi
    • Përmet, 1 praktikant: Ekonomi
    • Pogradec, 1 praktikant: Ekonomi
    • Pukë, 1 praktikant: Ekonomi
    • Skrapar, 1 praktikant: Ekonomi
    • Tropojë, 2 praktikantë: Ekonomi
    • Krujë, 1 praktikant: Ekonomi
    • Vlorë, 2 praktikantë: Ekonomi
    • Gjirokastër, 2 praktikantë: Ekonomi.
  • Agjencia e Auditimit të Programeve të Asistencës, Akredituar nga BE, në Tiranë kërkon 3 praktikantë me profilin Ekonomik.

Nëse keni përfunduar studimet e ciklit të parë, (bachelor), jeni duke studiuar apo keni përfunduar studimet e ciklit të dytë në një nga profilet studimore të lartpërmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni.

Rreth programit

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, shpall thirrjen e dytë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera, Publike.

Në këtë program ftohen të aplikojnë të të rinj profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, nga Shqipëria dhe Diaspora, të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor.

Nëse jeni duke studiuar apo keni përfunduar studimet e ciklit të parë në një nga profilet studimore të lart përmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni. Kandidatët duhet të tregojnë interes në punën e sektorit publik dhe të kenë aftësi shumë të mira analitike dhe komunikimi

Kujdes: duhet të keni përfunduar minimalisht studimet e ciklit të parë ‘Bachelor’.

Ky program do të zgjasë 3 muaj dhe është pa pagesë.

Fituesit do të lajmërohen nëpërmjet adresës elektronike nga institucionet përkatëse.

Vëmendje: do të lajmërohen vetëm fituesit.

Për të aplikuar, ju lutemi klikoni në këtë LINK

Për të tjera detaje,lidhur me Programin e Praktikës, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK

 

Leave a Comment