Mundësi praktike në Ministrinë e Ekonomisë

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes kërkon 5 praktikantë të profilit studimor:

  • Ekonomi- Financë
  • Drejtësi
  • Turizëm
  • Marketing
  • Shkenca Juridike

Institucionet e varësisë të cilët kërkojnë praktikantë janë:

  • Agjencia Kombëtare e Turizmit Tiranë, kërkon 7 praktikanë: Marketing, Turizëm, Gjeografi dhe Histori.
  • Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimit Tiranë, kërkon 5 praktikantë: Ekonomi, Drejtësi.
  • Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave, kërkon 4 praktikantë: Informatikë, Ekonomi, Drejtësi
  • Agjencia e Trajtimit të Konçensioneve (ATRAKO) Tiranë, kërkon 2 praktikantë: Ekonomi, Drejtësi
  • Qendra Kombëtare e Liçensimit, QKL Tiranë kërkon 5 praktikantë: Informatikë, Inxhinieri Informatike, Drejtësi, Teknologji Informacioni
  • Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, Tiranë kërkon 3 praktikantë: Informatikë, Inxhinieri Elektronike, Financë, Inxhinieri Ndërtimi
  • Agjencia Kombëtare e Bregdetit, Tiranë kërkon 3 praktikantë: Arkitekturë, Urbanistikë, Drejtësi
  • Drejtoria e Përgjthshme e Standartizimit, Tiranë kërkon 1 praktikant: Financë.

Nëse keni përfunduar studimet e ciklit të parë, (bachelor), jeni duke studiuar apo keni përfunduar studimet e ciklit të dytë në një nga profilet studimore të lartpërmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni para datës 1 Qershor 2016.

Rreth programit

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, shpall thirrjen e dytë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera, Publike.

Në këtë program ftohen të aplikojnë të të rinj profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, nga Shqipëria dhe Diaspora, të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor.

Nëse jeni duke studiuar apo keni përfunduar studimet e ciklit të parë në një nga profilet studimore të lart përmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni. Kandidatët duhet të tregojnë interes në punën e sektorit publik dhe të kenë aftësi shumë të mira analitike dhe komunikimi

Kujdes: duhet të keni përfunduar minimalisht studimet e ciklit të parë ‘Bachelor’.

Ky program do të zgjasë 3 muaj dhe është pa pagesë.

Fituesit do të lajmërohen nëpërmjet adresës elektronike nga institucionet përkatëse.

Vëmendje: do të lajmërohen vetëm fituesit.

Për të aplikuar, ju lutemi klikoni në këtë LINK

Për të tjera detaje,lidhur me Programin e Praktikës, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK

 

Leave a Comment