Mundësi praktike në Institutin e Studimeve Politike në Tiranë

Instituti i Studimeve Politike është një organizatë ne fushën e studimeve politike në Shqipëri, me seli qendrore në Tiranë që ka për objektiv monitorimin e proceseve politike të demokratizimit, aktivitetin e institucioneve politike dhe kushtetuese, edukimi politik si dhe studimet në fushën politike dhe juridike që lidhen me përfaqësimin, vendimmarrjen dhe llogaridhënien.

Në kuadër të një projekti rajonal mbi demokracinë e brendshme dhe partitë politike, si dhe tematika të tjera të ngjashme, ISP kërkon të angazhojë pranë zyrave të saj 2 (dy) praktikantë. Preferohen të rinj:

  • që kanë kualifikim universitar në shkencat politike ose marrëdhëniet publike
  • që kanë përvojë të mëparshme në aktivitete kërkimore
  • që kanë njohuri praktike në programet SPSS
  • që janë të aftë të prodhojnë dokumente në gjuhën angleze

Projekti përfshin punë në terren (zyrat e partive politike dhe stafet elektorale), si dhe në zyrë (përpunim të dhënash dhe koordinim të punës).

Kohëzgjatja do të jetë 4 muaj, duke e ndarë në dy faza.

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë një CV profesionale dhe një letër motivimi në adresën e email-it: contactaips@gmail.com.

Stafi i ISP

Departamenti i Projekteve

Leave a Comment