Mundësi praktike në fushën e drejtësisë

Qendra e Karrierës Fakulteti i Drejtësisë në bashkëpunim me Qendrën ALTRI ofron praktika 3 mujore. Qendra ALTRI është një organizatë me karakter kërkimor, profesional, kulturor, e pavarur, joqeveritare që ushtron veprimtarinë e saj në fushën e drejtësisë.
Praktika do të shërbejë për të fuqizuar kapacitetet profesionale dhe eksperiencën praktike në fushën e drejtësisë. Praktikantët do të jenë nën udhëheqjen e stafit të Qendrës ALTRI dhe do të angazhohen me kohë të pjesshme në iniciativat e ndërmarra.
Kriteret që duhet të plotësojnë studentët janë:
1. Të jenë në përfundim të studimeve Master Shkencor ose Profesional
2. Të zotërojnë gjuhën Angleze

Praktika do të fillojë në muajin Qershor.

Afati për aplikim është data 19 Maj 2017.

Të interesuarit të dërgojnë Cv e tyre në adresën: qendrakarrieres.fd.ut@gmail.com

Për më shumë informacion klikoni këtu

Leave a Comment