Mundësi praktike në Bankë

Qendra e Karrierës së Fakultetit të Ekonomisë, në vijim të bashkëpunimit me International Commercial Bank sh.a ju mundëson program internshipi!
International Commercial Bank sh.a operon në tregun shqiptar për një periudhë prej 20 vjetësh. Aktualisht Banka kërkon Praktikantë në rrethin Tiranë. Kriteret për profilet e praktikantëve janë renditur si më poshtë:
Profili : Praktikant pranë Shërbimit në Degë
Raporton te : Drejtuesi i Operacioneve të Degës
Kohëzgjatja: 3- 6 Muaj
Orët: 4- 5 orë/ditë

Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:

– Mbledh dokumentacionin, filtron të dhënat dhe i skanon ato
– Verifikon formularët e ndryshëm dhe Organizon të dhënat sipas specifikave të kërkuara
– Dorëzon dokumentacionin te personat përgjegjës dhe raporton në bazë ditore lidhur me proçesin

Profili individual i dëshiruar:

Të vazhdojë studimet e Larta
Te ketë mesatare mbi 7 (shtatë)
Të jetë bashkëpunues
Të ketë njohuri të mira në gjuhën angleze
Të ketë njohuri të mira kompjuterike

Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV-të të shoqëruar me një letër motivimi brenda datës 11 Shkurt 2018 në adresat e poshtëshënuara. Vetëm personat e përzgjedhur do të thirren për intervistë.

e-mail: info@icbank-albania.com ose

‘Rruga e Kavajës, Ndërtesa 50, H 1, ish godinat e Valkswagen
Tiranë,Albania

Banka do të trajtojë të gjitha të dhënat personale në mënyrë konfidenciale në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Share This:

Leave a Comment