Mundësi praktike në administratë dhe institucione publike

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, shpall thirrjen e dytë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera, Publike.

Në këtë program ftohen të aplikojnë të të rinj profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, nga Shqipëria dhe Diaspora, të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor.

Nëse jeni duke studiuar apo keni përfunduar studimet e ciklit të parë në një nga profilet studimore të lart përmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni. Kandidatët duhet të tregojnë interes në punën e sektorit publik dhe të kenë aftësi shumë të mira analitike dhe komunikimi

Kujdes: duhet të keni përfunduar minimalisht studimet e ciklit të parë ‘Bachelor’.

Ky program do të zgjasë 3 muaj dhe është pa pagesë.

Fituesit do të lajmërohen nëpërmjet adresës elektronike nga institucionet përkatëse.

Vëmendje: do të lajmërohen vetëm fituesit.

Programi shkurtimisht

  • Ky program do të zgjasë 3 muaj, Qershor – Gusht  2016 dhe është pa pagesë.
  • Lançimi i thirjes: 25 Prill 2016
  • Thirrja mbyllet: 15 Maj 2016
  • Përzgjedhja: 15 – 25 Maj 2016
  • Shpallja: 26 Maj 2016
  • Fillimi i praktikës: 1 Qershor 2016
  • Institucionet ku mund të kryhet praktika: shihni listën e institucioneve qendrore dhe të njësive vendore.

Aplikimi është i mundur në faqen zyrtare, duke klikuar në këtë LINK.

Përse të aplikoni?

  • Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e  kompetencave profesionale, akademike, personale dhe njohja me administratën publike.
  • Periudha e praktikës së punës do të njihet si përvojë pune gjatë procedurave të rekrutimit në institucionet e administratës publike. Periudha praktikës së punës është e papaguar.
  • Gjatë këtij programi do të realizoni detyra dhe angazhime në institucionet përkatëse bazuar në një plan pune 3 mujor drejtuar nga një mbikqyrës.
  • Pas përfundimit me sukses të programit do të pajiseni me çertifikate pjesëmarrjeje.

Si të aplikoni?

  • Aplikimi duhet të kryhet në opsionin ‘Aplikoni’ brenda datës 15 maj 2016.
  • Përpara se të aplikoni, konsultoni numrin dhe profilin e kërkuar nga çdo institucion qendror apo vendor në mënyrë që të konsideroni probabilitetin e përzgjedhjes.
  • Kujdes: nëse aplikoni më shumë se një herë, do të skualifikoheni.
  • Përzgjedhja do të kryhet nga institucionet për të cilat është kryer aplikimi bazuar në profilin apo kriteret e përcaktuara nga institucioni.
  • Fituesit do të lajmërohen nëpërmjet adresës elektronike.
  • Vëmendje: vetëm fituesit do të lajmërohen.

Për të mbajtur parasysh!

Që dosja juaj e aplikimit të merret në konsideratë duhet:

  • të jeni 21- 26 vjeç në momentin e aplikimit;
  • të keni mbaruar studimet e ciklit të parë ‘Bachelor’;
  • të keni dosje të plotë aplikimi (formular aplikimi të plotësuar të gjitha të dhënave të kërkuara, CV dhe letër motivimi);
  • profili dhe fusha juaj e studimeve përkon me kërkesat e institucionit;
  • aplikoni vetëm një herë dhe zgjidhni institucionin ku dëshironi të kryeni praktikën e punës.

Faqja zyrtare në këtë LINK

Leave a Comment