Mundësi praktike e paguar në Itali

Ftohen të gjithë studentët e Fakultetit të Ekonomisë, dega Administrim Biznesi, Viti tretë Bachelor si dhe studentët në Master Profesional dega Administrim Biznesi që të aplikojnë për të realizuar praktikën mësimore në Itali në rajonin e Kalabrisë, në një nga rrjetet më të mëdhaja të fshatrave turistikë në bashkëpunim me Consorzio Operatori Turistici Alto Jonio (C.O.T.A.J) dhe nën kujdesin e deputetit të parlamemntit shqiptar Z. Fatmir Toçi.

• Mundësia e zhvillimit të praktikës është në periudhën kohore 15 Korrik – 30 Shtator 2017;

• Pozicionet që do mbulohen gjatë zhvillimit të praktikës janë në funksion të industrisë së hoteleri turizmit;

• Shpenzimet e udhëtimit, akomodimit, ushqimit gjatë zhvillimit të praktikës mbulohen nga pala pritëse;

• Praktikantët përfitojnë pagesë mujore;

• Aplikuesit duhet të kenë njohuri të gjuhës Italiane.

Formati aplikimit dhe aplikimet bëhen pranë sekretarive të departamentit Marketing Turizëm dhe departamentit Manaxhimit.

Afati i aplikimit është deri në 30 Qershor 2017.

Për më shumë informacion klikoni këtu

Leave a Comment