Mundësi pjesëmarrjeje në Institutet e Studimeve Amerikane (ISA)

Institute të Studimeve Amerikane (ISA) për Studiues dhe Mësues të Shkollave të Mesme

Institute të Studimeve Amerikane (ISA) për Studiues

Institutet e Studimeve Amerikane për Studiues janë programe pasuniversitare intensive ku pedagogë dhe punonjës të kërkimit shkencor studiojnë shoqërinë, kulturën, vlerat dhe institucionet amerikane përmes temave të veçanta si politika e Shteteve të Bashkuara, politika e jashtme, media, kultura ose pluralizmi fetar. Pjesëmarrësit marrin pjesë në leksione e diskutime në një kampus universitar në SHBA që vijon me një vizitë studimore dy javore: http://exchanges.state.gov/susi

Kriteret: 

– Kualifikime shumë të mira akademike dhe profesionale
– Plane konkrete për të përmirësuar apo zhvilluar programe lëndore me komponent të studimeve amerikane
– Nivel shumë të mirë të gjuhës angleze

Aplikimi: Ju lutem dërgoni formularin e plotësuar dhe një ese (jo më shumë se 250 fjalë) në CultureandEducation@state.gov

Eseja duhet të shprehë pse jeni i/e interesuar në institutin e përzgjedhur (për listën e plotë shiko http://exchanges.state.gov/susi), çfarë do të kontribuoni gjatë pjesëmarrjes tuaj në institut, si do ta përdorni këtë përvojë për të arritur rezultate pozitive, dhe si do t’i shumëfishoni këto rezultate në të gjithë Shqipërinë.

Instituti i Studimeve Amerikane (ISA) për Mësues të Shkollave të Mesme

Mësuesit dhe administratorët pjesëmarrës në Institutin e Studimeve Amerikane ndjekin për tre javë leksione dhe seminare që ofrohen në një universitet në Shtetet e Bashkuara për të thelluar njohuritë dhe të kuptuarit e shoqërisë, kulturës, vlerave dhe institucioneve amerikane, dhe vijojnë me një vizitë studimore dy javore. Çdo Institut ka një temë të caktuar të bazuar në debate aktuale politike, sociale apo ekonomike të shoqërisë amerikane. Edhe pse Instituti ka studimet amerikane në fokus, seancat me natyrë pedagogjike trajtojnë metodat efektive të mësimdhënies në lidhje me Shtetet e Bashkuara: http://exchanges.state.gov/susi

Kriteret: 

– Mësues ose administrator në shkollë të mesme shumë i/e motivuar dhe në mes të karierës profesionale.
– I/E përkushtuar për të përmirësuar apo zhvilluar programe lëndore me komponent të studimeve amerikane
– Nivel shumë të mirë të gjuhës angleze

Aplikimi: Ju lutem dërgoni formularin dhe një ese (jo më shumë se 250 fjalë) në CultureandEducation@state.gov

Eseja duhet të shprehë pse dëshironi të merrni pjesë në program, filozofinë tuaj personale të mësimdhënies, si do ta rrisë nivelin e punës tuaj pjesëmarrja në institut, si do ta përmirësojë edukimin për Shtetet e Bashkuara në komunitetin tuaj, dhe si do të mundësojë rezultate të tjera pozitive për Shqipërinë.

Leave a Comment