Mundësi për t’u punësuar/ “Programi Bankierët e Rinj”

Programi Bankierët e Rinj është një program punësimi për profesionistët e kualifikuar dhe të sapodiplomuarit në universitete apo institucione të tjera të larta arsimore, pavarësisht nga fusha e tyre e studimit.

Ky program është mundësia e vetme e hyrjes në Bankën ProCredit. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e këtij programi,mësoni më shumë për të dhe bankën ProCredit nëpërmjet pjesëmarrjes në takimin e hapur si dhe dokumentarit: Programi Bankierët e Rinj.

Si një punëdhënës i përgjegjshëm, ProCredit Bank siguron dhënien e informacionit të detajuar për të gjithë ju që jeni të interesuar të punoni me ne. Për të realizuar këtë proçes, ne kemi organizuar takime të hapura të quajtura: Mundësi Punësimi në të cilat prezantojmë proçesin tonë të rekrutimit dhe Programin Bankierët e Rinj, prandaj nuk është e nevojshme të aplikoni përpara se të merrni pjesë në këto takime.

Ju do të keni mundësi të takoheni dhe të flisni me përfaqësuesit e Burimeve Njerëzore në takimet e hapura, të cilat zhvillohen çdo muaj, si më poshtë:
Vendi: Tiranë (ProCredit Bank Liceu)

Data: Takimi i rradhës 05 Maj 2016
Adresa: Rr. “Ismail Qemali” pranë Liceut Artistik, Tiranë

Koha: Intervali i zhvillimit të takimit: 14:00-15:00 dhe 15:30-16:30

Konfirmim pjesëmarrje: Për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj në Takimin e Hapur, datë 05 Maj 2016, ju lutemi shkruani në adresën burime_njerezore@procreditbank.com.al

Ne ju ftojmë të lexoni më shumë në faqen www.procreditbank.com.al, ku dhe do të keni mundësi më pas të aplikoni për Programin Bankierët e Rinj.

Leave a Comment