Mundësi për shkëmbimin e stafit akademik në Itali

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Universitetin e La Sapienzës në Itali për semestrin e pare të vitit akademik 2017-2018.
Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e La Sapienzes në Itali, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian, për stafin akademik të UT-ës për mësimdhënie dhe për studentët e UT-së për studime, për semestrin e pare të vitit akademik 2017-2018.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
– CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze/italiane);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze/italiane);
– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze/italiane (niveli B2);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;
*Mobility Plan është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës së mobilitetit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus + Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/…/Bursat/Teaching_Mobility_Plan.pdf
Afati për aplikim: 11 Prill 2017
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al

Leave a Comment