Mundësi për bursa/ Shkollë verore në Hungari

Përshkrimi
Shkolla Ndërkombëtare Verore edicioni XXI në Universitetin e Kőszeg të Hungarisë, në Institutin e Studimeve të Avancuara Kőszeg (iAsk) do të zhvillohet nga 19 qershori deri më 1 korrik 2016.
Që nga viti 1996 Universiteti Ndërkombëtar Veror është organizuar në Kőszeg nga Fondacioni ISES, ku tema vjetore ka qenë gjithmonë e ndërtuar rreth çështjeve bashkëkohore evropiane dhe globale.
Këtë vit, shkolla organizohet nga iASK, e themeluar rishtazi dhe fokusohet në çështjen e krizës së fundit evropiane. Akademikët dhe studentët janë të mirëpritur nga e gjithë bota për të marrë pjesë në biseda dhe prezantime përreth të ardhmes sonë të përbashkët globale dhe për të kuptuar kompleksitetin e transformimeve të tanishme, partneriteteve të reja, dhe rritjen e përgjegjësive sociale dhe të korporatave.
Kriteret
Mirëpriten kryesisht ata pjesëmarrës të cilët janë të gatshëm për:
-të bërë një prezantim ose
-të folur duke adresuar temën e paraqitur në thirrjen zyrtare, ose
-të theksuar idetë e tyre krijuese dhe zgjidhjet.
Kostot
Tarifa për pjesëmarrje: 400 €. Ju lutem tregoni në formularin e aplikimit se në cilën mënyrë keni ndërmend për të mbuluar shpenzimet tuaja të pjesëmarrjes:
a) Vetëfinancim pjesëmarrje (Pagesa përfshin akomodimin dhe tarifën
b)Bursë e plotë (Akomodim i plotë + tarifë)
c) Gjysmë bursë
Aplikimi
Paketa e aplikimit duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme:
1) Formularin e aplikimit të plotësuar (Klikoni KËTU për t’a shkarkuar)
2) Letër Motivimi (duke përfshirë një përmbledhje prej 200 fjalësh të prezantimit apo fjalës tuaj të mundshme)
3) Curriculum Vitae
Për të tjera informacione, ju lutemi kontaktoni
István Kollai (koordinator akademik – informacion për programin dhe prezantimet) : info@iask.hu
Anna Bokányi (aplikimet): anna.bokanyi@iask.hu
Për të tjera informacione, ju lutemi referojuni faqes zyrtare, duke klikuar në këtë LINK.