Mundësi për bursa/ Master ekzekutiv “Studime në Bashkimin Evropian”

Loading...

Masteri Ekzekutiv për “Studime në Bashkimin Evropian” e CIFE-s është një program shumë-disiplinor dy-vjeçar, i cili ofron mënyra dhe metoda fleksibël studimi për profesionistët, për të diplomuarit dhe për zyrtarët të cilët duan të vazhdojnë punën e tyre në të njëjtën kohë.

Programi:

  • Siguron njohuri të strukturuara të njohurive të BE-së dhe fokusohet në çështjet prioritare të përzgjedhura për një shpjegim më të gjerë të kuptimit dhe qasje të orientuar drejt së ardhmes për integrimin në BE
  • Ofron trajnime për aftësi në mësimdhënie, punë kërkimore dhe profesionale të kombinuara me e-learning, workshope dhe mbikëqyrje individuale për të arritur nivel të lartë mësimnxënie
  • Kombinon mësimin e-learning dhe seminaret intensive në fundjavë që zhvillohen në Berlin, Budapest, Bruksel, Nice, Romë dhe Vienë
  • Ofron mentorim ekskluziv nga fakulteti dhe stafi ynë mbështetës
  • Oron mbështetje financiare nga programi Erasmus + të Komisionit Evropian.

Ju mund të vizitoni llogarinë e CIFE në Facebook, shikoni videon hyrëse dhe shkarkoni broshurat  e programit të studimit.

Afati i fundit për aplikim është 5 shtatori 2018.  Bursa të pjesshme do t’u shpërndahen një numri të kufizuar aplikantësh. Për më shumë informacione, ju lutemi  konsultoheni me faqen e internetit të CIFE ose kontaktoni cife-berlin@cife.eu.

Loading...

Leave a Comment