Mundësi financimi për projekte nga USAID

Aplikimet janë të vlefshme deri në: 10 Prill 2017

KËRKESË PËR APLIKIME (RFA-JAG-2017-005)
Projekti i USAID-it në Shqipëri “Drejtësi për të gjithë” fton Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) të aplikojnë për:

Grantin “Ngritja e Shërbimit për Verifikim Faktesh në Shqipëri”

Projekti “Drejtësi për të Gjithë” i USAID-it (në tekstin e mëposhtëm “Projekti”) është një projekt pesë vjeçar (2016-2021) i hartuar për të përmirësuar performancën e gjykatave përmes zbatimit të standardeve gjithëpërfshirëse të performancës gjyqësore lidhur me efikasitetin, transparencën, aksesueshmërinë dhe llogaridhënien. Projekti i ofron ndihmë edhe organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe gazetarisë investigative për të forcuar rolin e tyre si aktorë të rëndësishëm në procesin e reformës në drejtësi dhe si mbikëqyrës të zbatimit të reformave. Qëllimi përfundimtar i projektit është të rrisë besimin e publikut në sistemin gjyqësor shqiptar.

Projekti synon të akordojë një grant për një organizatë Shqiptare të shoqërisë civile (OShC) që ka interesin dhe kapacitetin për të hartuar Shërbimin për Verifikim të Fakteve. Aplikantët duhet të kenë aftësinë për të verifikuar deklaratat e politikanëve dhe jo vetëm nëpërmjet kërkimeve në arkiva, në baza të dhënash (database), dhe burime të tjera të informacionit, si për shembull: televizioni, regjistrimet/pamjet, gazetat, radio, etj.

Projekti planifikon të akordojë një grant që varion nga $ 65,000 deri në $ 85,000 për aktivitete që mbulojnë një periudhë prej 12 (dymbëdhjetë) deri në 18 (tetëmbëdhjetë) muaj. Fondet e grantit mund të përdoren vetëm për aktivitetet që lidhen drejtpërdrejt me ngritjen e Shërbimit për Verifikim të Fakteve në Shqipëri.

Projekti do të organizojë dy seanca informuese, për të gjithë aplikantët e interesuar që kanë nevojë për informacion të mëtejshëm në lidhje me këtë KPA. Seancat e informimit do të mbahen të mërkurën, më 15 mars 2017 në sallën e konferencave të Projektit “Drejtësi për të gjithë”, i cili ndodhet në Rrugën Skënderbej, Godina. 8, Hyrja 2, Apart. 823, Tirana, Shqipëri 1000 në orën 10:00 dhe 15:00 sipas kohës lokale (bazuar në disponueshmërinë tuaj për ta ndjekur atë).

Vetëm OSHC-të e regjistruara ligjërisht në Shqipëri kanë të drejtë të aplikojnë për këtë thirrje për aplikime.

Paketa e Aplikimit: Për të shkarkuar paketën e aplikimit, ju lutemi të shihni njoftimin në adresën www.ewmi.org. Përndryshe, ju lutemi të kontaktoni Projektin në adresën grants_icpp@ewmi.org për t’u pajisur me një formular aplikimi. Ju lutemi të përmendni referencën “RFA-JAG-2016-005” në kërkesën tuaj.

Leave a Comment