Mundësi financimi për projekte nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka hapur aplikimet për një mundësi financimi për zbatimin e projektit “Studimi i Profesionistëve të Medias”

Afati i fundit: Programi pranon propozime deri më 11 shtator 2017.

Ata po kërkojnë për propozime për një studim hulumtues të profesionistëve shqiptarë të mediave që do të kryejnë një sondazh të rreth 1,000 profesionistëve të medias, duke përfshirë gazetarët, redaktorët, programuesit dhe profesionistët e mediave të shtypit, transmetimit dhe mediave në internet në Shqipëri. Anketa duhet të bazohet në intervista ballë për ballë dhe fokus grupe me profesionistët e medias. Qëllimi i studimit është mbledhja e informacionit për të kuptuar më mirë peizazhin mediatik të Shqipërisë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet shtypi, duke përfshirë pavarësinë editoriale, ndikimin politik dhe të biznesit në vijën editoriale të mediave, sigurinë e vendeve të punës për punëtorët e medias. Informacioni i mbledhur përmes pyetësorëve dhe fokus grupeve duhet të përfshijë gjithashtu një analizë të gjetjeve.

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA në Tiranë ka për qëllim dhënien e një granti deri në 40,000 dollarë.

 

Kush mund të aplikojë:
Aplikantët të cilët kanë të drejtë të aplikojnë janë Organizatat joqeveritare (OJQ) të SHBA dhe Shqiptare, të cilët janë në gjendje të përgjigjen në NOFO dhe të jenë në gjendje të mobilizohen në një periudhë të shkurtër kohore.

Si të aplikoni?

Aplikimet duhet të përgatiten dhe të dorëzohen duke përdorur paketën e Aplikimit, në dispozicion në www.grants.gov ose me kërkesë të PASTirana@state.gov.

Paketa e aplikimit përfshin:

Formularin e aplikimit
Tabelën e buxhetit
SF424
SF424B

Formati juaj i aplikimit duhet të përfshijë:

Qëllimin e projektit
Emrin, adresën, numrin e telefonit / faksit, e-mail, adresën e organizatës dhe emrin e personit të kontaktit
Një përshkrim të projektit
Aktivitetet kyçe të projektit
Datat e projektit
Një përshkrim të rezultateve të pritura
Një përshkrim i shkurtër se si suksesi i projektit do të matet dhe vlerësohet
Listat e emrave dhe titulljt përkatës të anëtarëve të ekipit
Një përshkrim të shkurtër të sfondit të organizatës
Një përmbledhje të buxhetit (të bashkëngjitur një buxhet të hollësishëm në formatin Excel)
Kopjet e regjistrimit të vendimeve gjyqësore, statuti i organizatës dhe CV-të e personelit kryesor të projektit duhet të përfshihen në paketën e aplikimit.

Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj në PASTirana@state.gov

Për meë shumë informacion klikoni këtu

Leave a Comment