Mundësi e shkëlqyer për gazetarë/ Bursa pjesëmarrje në një Konferencë në Danimarkë

Afati i aplikimit: 1 Gusht 2015
E vlefshme për: gazetarë ndërkombëtarë
Aktiviteti: 16-19 Maj 2016, Kopenhagen, Danimarkë
Përshkrimi
Konferenca Ndërkombëtare Women Deliver’s, që do të mbahet në datat 16-19 maj 2016 dhe do të jetë grupimi më i madh për shëndetin dhe të drejtat e vajzave dhe të grave në dekadën e fundit dhe një nga konferencat e para më të mëdha botërore.
Fokusi i konferencës do të jetë se si zbatimi i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) të cilat kanë rëndësi më tepër për vajzat dhe gratë, me një vëmendje të veçantë në shëndetësi, si dhe për barazinë gjinore, arsimin, mjedisin, dhe fuqizimin ekonomik.
Pritet që të pranishëm të jenë 5,000-6,000 persona në vitin 2016, duke përfshirë:
• 2,000 Organizata;
• Mbi 150 vende;
• 1,200 të Rinj;
• 500 Gazetarë;
• Përfaqësues të sektorit privat nga industri të ndryshme;
• Agjencitë e OKB-së dhe përfaqësues të qeverisë, duke përfshirë ministra dhe parlamentarë nga më shumë se 25 vende.
Pranimet
Pjesëmarrja në Konferencë i jep mundësinë gazetarëve për të bashkëvepruar me mijëra pjesëmarrës dhe të mbulojnë çështjet, zgjidhjet etj.
Kostoja
Një bursë media do të përfshijë:
• Regjistrimi në Konferencë
• Udhëtim me avion vajtje-ardhje, klasi ekonomik
• Akomodimin në hotel në Kopenhagen
Si të aplikoni?
Për të aplikuar duhet të regjistroheni në këtë LINK dhe të ndiqni hapat.
Nëse keni ndonjë pyetje, mund të shkruani email në këtë adresë: WD2016Media@globalhealthstrategies.com.
Për më shumë informacione, vizitoni faqen zyrtare