Ministria e Brendshme kërkon 36 praktikantë

Ministria e Punëve të Brendshme kërkon 19 praktikantë të profilit studimor:

  • Shkenca Shoqërore
  • Inxhinieri Ndërtimi
  • Arkitekturë
  • Inxhinieri Gjeologjike
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Shkenca Sociale
  • Informatikë
  • Inxhinieri Elektronike
  • Inxhinieri Telekomunikacioni
  • Marrëdhënie Ndërkombëtare
  • Arte të Bukura (Fotografi).

Institucionet e varësisë të cilët kërkojnë praktikantë janë:

  • Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit:
    • Drejtoria e Përgjithshme, Tiranë kërkon 5 praktikantë: (1) Inxhinier Teknolog, (1) Inxhinier Kimist, (1) Shkenca Administrative në degën Administrim dhe Menaxhim Publik, (1) Juridik, (1) Financë
    • Drejtoria Rajonale, Vlorë kërkon 2 praktikantë: (1) Drejtësi, (1) Shkenca Sociale
    • Drejtoritë Rajonale, Elbasan kërkon 1 praktikant: (1) Financë
  • Prefektura e Qarkut Korçë kërkon 2 praktikantë të profilit studimor: (1) Drejtësi; (1) Ekonomi-Financë
  • Prefektura e Qarkut Shkodër kërkon 7 praktikantë të profilit studimor: Drejtësi, Ekonomi.

Nëse keni përfunduar studimet e ciklit të parë, (bachelor), jeni duke studiuar apo keni përfunduar studimet e ciklit të dytë në një nga profilet studimore të lartpërmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni para datës 1 Qershor 2016.

Rreth programit

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, shpall thirrjen e dytë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera, Publike.

Në këtë program ftohen të aplikojnë të të rinj profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, nga Shqipëria dhe Diaspora, të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor.

Nëse jeni duke studiuar apo keni përfunduar studimet e ciklit të parë në një nga profilet studimore të lart përmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni. Kandidatët duhet të tregojnë interes në punën e sektorit publik dhe të kenë aftësi shumë të mira analitike dhe komunikimi

Kujdes: duhet të keni përfunduar minimalisht studimet e ciklit të parë ‘Bachelor’.

Ky program do të zgjasë 3 muaj dhe është pa pagesë.

Fituesit do të lajmërohen nëpërmjet adresës elektronike nga institucionet përkatëse.

Vëmendje: do të lajmërohen vetëm fituesit.

Për të aplikuar, ju lutemi klikoni në këtë LINK

Për të tjera detaje,lidhur me Programin e Praktikës, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK

 

 

Leave a Comment