Mini Model United Nations Albania

United Nations Youth Association of Albania (“UNYA-A”) është një organizatë rinore cila ka si qëllim kryesor promovimin dhe përhapjen e vlerave dhe aktiviteteve të Kombeve të Bashkuara midis shoqërisë shqiptare në përgjithësi dhe të rinjve shqiptarë në veçanti.
Në periudhën 10-13 Maj, UNYA-A organizon Mini Model United Nations Albania (“MiniMUN Albania”) një simulim akademik i Kombeve të Bashkuara që synon të ngjall një ndjenjë diplomacie dhe dialogu midis pjesëmarrësve të saj, ose delegatëve siç quhen në botën e MUN. MiniMUN vjen në Shqipëri me edicionin e tij të tretë të hapur ndaj pjesëmarrësve nga e gjithë bota. Pjesëmarrësit do të simulojnë për 4 ditë punimet e Këshillit për Çështjet Sociale dhe Ekonomike të OKB dhe Këshillit Europian duke veshur petkun e një diplomati ose gazetari dhe duke debatuar mbi “Inteligjencën Artificiale” dhe impaktin e saj në ekonomi dhe tregun e punës.
MiniMUN Albania është një mundësi e shkëlqyer për të githë ata që kanë dëshirë të zhvillojnë aftësitë e tyre të debatit, të folurës publike, gjuhës angleze dhe zhargonit diplomatik si dhe të pasurojnë njohuritë e tyre rreth Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.
Aplikimet do qendrojnë të hapura deri në 31 Mars.
Për më shumë informacion vizitoni faqen mun.unyaa.al