Merrni pjesë në festivalin për të Rinjtë në Paris

Afati i aplikimit: 9 Nëntor 2015
Kush mund të aplikojë: çdo person me banim në Evropë, në moshën 15-35 vjeç
Përshkrimi
Programi evropian “Rinia në Veprim” shoqëron të rinjtë e përfshirë në projekte me baza ditore. Viti 2013 ishte edicioni i parë i konkursit të videove; në edicionin e tretë të tij këtë vit, programi përqëndrohet në çështjet e mjedisit dhe ndryshimet klimatike.
Ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë qartësisht çështjet kryesore të rëndësishme për këtë fund të vitit 2015. “Festivalit i Filmit EVS” ofron një mënyrë kreative për të shkëmbyer idetë në lidhje me angazhimin qytetar. Ky konkurs videosh do të zhvillohet në internet, duke u mbështetur në rrjetet sociale dhe një faqe të dedikuar, dhe do të finalizohet në seminarin Evropian “Angazhimi i të Rinjve dhe video”.
Filma konkurrues mund të jenë të regjistruar me një video kamera, kamera standarde ose një telefon celular dhe mund të përbëhet nga një ose disa sekuenca të redaktuara. Është gjithashtu e mundur për t’a bërë filmin në stop-motion, time‐lapse ose animacion. Audio dhe imazhet e përdorura duhet të jenë ‘royalty free’. Filmat duhet të jenë në frëngjisht ose anglisht.
Kriteret
Ky festival është i hapur për çdo person që jeton në Evropë (këtu përfshihen ‘Program countries’ dhe ‘Neighboring Countries’, ku bën pjesë edhe shqipëria), ndërmjet moshës 15 dhe 35 vjeç (minorenët duhet të përfaqësohen nga një i rritur).
Çmimet
Të katër fituesit e çmimeve do të ftohen për të marrë pjesë në një event të mbajtur në Paris në fund të nëntorit për Median, Rininë dhe Mjedisin. (Akomodimi dhe transporti do të mbulohen nga organizuesit). Një çmim special do të jepet për filmin më të mirë të dërguar nga një vullnetar EVS.
Si të aplikoni?
Afati për aplikimet është 9 nëntor 2015. Për të aplikuar ju lutemi shkarkoni videon që zgjat më pak se 3 minuta në platformën WeTransfer dhe të raportoni linkun nëpërmjet formularit të regjistrimit.
Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.