Mbështetje për projekte/ Sesion Informimi “Programi Evropa Krijuese”

Sesion Informimi. Programi Evropa Krijuese
Të nderuar kolegë të sektorit të botimeve dhe atij kulturor në Shqipëri.
Projekti i Asistencës Teknike për Programet Komunitare në Shqipëri në bashkëpunim më Zyrën “Creative Europe Culture Desk” në Shqipëri, Ju njoftojnë se :
• në datën 1 Prill 2016
• ora 9 :15 AM
• Në ambientet e Hotel “Theranda”
do të mbahet një sesion informimi në lidhje me thirrjet e mëposhtëme për propozime nën programin Kultura:
o Mbështetje për përkthimin letrar
o Mbështetje për projekte shumë sektoriale ( art,kulturë, përkthim letrar, media etj…) në ndihmë të refugjatëve Sirianë të luftës.
Këto thirje për propozime janë të hapura për
– Shtëpitë botuesë shqiptare;
– Shoqata kulturore dhe institucione publike të artit dhe kulturës.
Për sa më lart, të gjithë aplikantët e interesuar për këto thirrje për propozime që dëshirojnë të marrin njohuri të plotë mbi procedurat e aplikimit, janë të lutur të dërgojnë në adresën e Edlira.Bitincka@kultura.gov.al, informacionin e mëposhtëm :
– emrin e institucionit pjesëmarrës;
– emrin dhe mbiemrin e personit që do të marrë pjesë në këtë sesion informimi si dhe adresen e-mail dhe numrin e tij të telefonit.
Bashkëlidhur Ju lutem gjeni edhe agjendën e takimit.
Me respekt
Programi i Asistencës Teknike për Programet Komunitare.
Në Bashkëpunim me Creative Europe Culture Desk. Shqipëri.
Takimi do të mbahet në amjentet e Hotel TERANDA.
Rr. Andon Zako Cajupi
Vila nr 6 dhe 7. Tiranë.
( pranë Institutit të Medias)