Master në Studime Ndërkombëtare për Paqen në Universitetin e Notre Damit

Afati: 15 Dhjetor 2015
E vlefshme për: aplikantët në mbarë botën me kredenciale të shquara akademike, si punë / përvoja vullnetarizmi në fushat që lidhen me paqen dhe drejtësinë
Bursa përfshin: shpenzime shkollimi, pagesë për banim dhe shpenzimet e jetesës, mbështetje për praktikë

Përshkrim

Masteri në Institutin Kroc për Studime Ndërkombëtare të Paqes në Universitetin e Notre Dame do t’ju përgatisë për një karrierë në politikë publike, ndryshime politike, menaxhimin organizativ ose analizë së konflikteve dhe transformim.

Programi i 2-vjeçar master përfshin:

  • Kursin në teorinë për paqen dhe drejtësinë, konfliktet bashkëkohore dhe strategjitë e paqes, dhe rrugët e karrierës në politikën publike, ndryshimet politike, menaxhimin, dhe analizën e konfliktit dhe transformimit;
  • Gjashtë muaj praktikë në organizatat kryesore në Azi, Afrikë, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme, apo në Shtetet e Bashkuara, për përmirësimin e aftësive profesionale;

Pranimet

Pranimi në programin Master të Institutit Kroc është shumë selektiv. Kandidatët e zgjedhur kanë kredencialet e jashtëzakonshme akademike si dhe përvojë pune (e paguar apo vullnetare) në fushat e lidhura me paqen dhe drejtësinë. Aplikimet janë të mirëpritura nga kandidatët e të gjitha kombësive.

Bursa

Studentët e pranuar në programin master marrin një bursë që mbulon koston e plotë të dy viteve të shkollimit pasuniversitare në Universitetin e Notre Dame. Studentët master gjithashtu të marrin një sasi të caktuar parash për strehim dhe shpenzimet e jetesës, si dhe mbështetje për 6-muajt e praktikës, duke përfshirë udhëtime për dhe nga një Institut Kroc në Afrikë, Azi, Jeruzalem, Amerikën Latine apo Shtetet e Bashkuara.

Si të aplikoni?

Plotësoni aplikimin online dhe ndiqni udhëzimet në këtë faqe. Afati i aplikimeve është 15 Dhjetor 2015.

Për më shumë informacione, klikoni në faqen zyrtare.

 

Leave a Comment