Master në Drejtësi/ Mundësi burse në Gjermani

Po përballeni me kriza financiare në studimet tuaja në fushën e drejtësisë? Nëse po, atëherë hidhni një sy fondeve të DAAD për studentët nga vendet në zhvillim në Gjermani të ofruara nga Munich Intellectual Property Law Center.

Financuar nga DAAD, bursa është e disponueshme për të siguruar mbështetje financiare për ata kandidatë të shkëlqyer që dëshirojnë të studiojnë në programin pasuniversitar në drejtësi në Munich Intellectual Property Law Center.

Kriteret:

• Aplikantët duhet të jenë nga vendet në zhvillim

• Aplikanti duhet të ketë të paktën dy vjet përvojë profesionale me kohë të plotë në një autoritet publik , një kompani shtetërore ose private në një vend në zhvillim. Ata duhet të kenë përfunduar eksperiencën e punës dy-vjeçare në kohën e fillimit të programit. Mund të aplikojnë vetëm personat, të cilët kanë një diplomë universitare Bachelor.

Bursa

Fituesve të bursës do i mbulohet tarifa e shkollimit dhe e pjesëmarrjes dhe do të marrin një pagesë mujore prej 850 euro. Gjithashtu bursa përfshin tarifat e shëndetit, aksidentit, udhëtimit, lejimin e studimit dhe hulumtimit.

Afati i fundit i aplikimit: 15 tetor 2019

Për të aplikuar klikoni në këtë LINK.

Leave a Comment