Maratona e kodimit për vajza në Shqipëri “Girl Code Fest”

Protik Innovation Center organizon maratonën e parë të kodimit vetëm për vajza në Shqipëri “Girl Code Fest”. Ky event do të zhvillohet në datë 23 Maj 2016, në Protik.
Qëllimi i këtij aktiviteti është:
• Të theksojë rolin që luajnë femrat në sektorin TIK.
• Të promovojë vajzat e reja që kanë zgjedhur të ndjekin këtë profesion.
Me anë të këtij konkursi Protik fton të gjitha vajzat e apasionuara në programim të vijnë për të marrë pjesë për zhvillimin e projekteve të ndryshme si: website, aplikacione, animacione, lojra apo gjithçka që janë të afta të programojnë.
Konkurentet duhet:
• Të aplikojnë individualisht dhe do të ndahen në grupe pune gjatë eventit.
• Grupet duhet të kenë nga 2-5 vajza të moshës 16-25 vjeç.
Grupet e përzgjedhura do të kenë në dispozicion rreth 5 orë për të zhvilluar një prototip të idesë së tyre. Gjatë kësaj kohe çdo grup do të ketë ndihmën e mentoreve për zhvillimin e idesë së tyre. Mentoret do të jenë femra të suksesshme në institucionet publike, në biznes, në botën akademike, dhe drejtuese në industri të sektorit TIK.
Pas zhvillimit të ideve çdo grup do të prezantojë përballë jurisë profesioniste ku do të përzgjidhen 3 grupe fituese.
Apliko tani duke dërguar Curriculum Vitae dhe një Letër Motivimi në adresën e email-it: info@protik.org.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 20 Maj 2016.