“Liria e fjalës”/ Konkurs esesh nga AskPetersen

Kush mund të aplikojë: çdokush, konkursi është ndërkombëtar dhe nuk është i kufizuar në moshë

Çmimet: Deri në 200$

Afati i aplikimit: 1 Qershor 2016

Përshkrimi

AskPetersen.com ka hapur thirrjen për aplikime lidhur me konkursin e Eseve. AskPetersen.com është themeluar me qëllimin për të ndihmuar studentët të zgjidhin problemet në shkrimin akademik dhe të fillojnë të shkruajnë ese më të mira.

Keni shansin që eseja juaj të publikohet dhe të fitoni një çmim që do t’ju motivojë për t’u bërë një shkrues akoma më i mire. Liria e fjalës është motoja kryesore e këtij konkursi, kështu që ju mund të shprehni çdo opinion të lidhur me temën që ju zgjidhni.

Çdo pjesëmarrës mund të zgjedhë vetëm një nga këto tema dhe të bëjë vetëm një aplikim. Ju lutemi, mos ndryshoni titullin që zgjidhni:

  • Should video games be considered a sport;
  • What role will robots play in our future;
  • Is online learning as good as face-to-face learning;
  • Where do you see yourself in 10 years;
  • To what writer would you award a prize;
  • Should society support artists and others pursuing creative works;
  • Are we too dependent on computers.

Shënim: Temat janë lënë në anglisht me qëllim njohjen e tyre në gjuhën origjinale.

Kriteret

Çdokush mund të aplikojë. Ky është konkurs ndërkombëtar dhe nuk është i limituar në moshë.

Çmimet

Pjesëmarrësit më të mirë do të marrin çmimet e mëposhtme:

  • Çmimi i parë: 200$;
  • Çmimi i dytë: 100$;
  • Çmimi i tretë: 50$ Kartë Amazon dhuratë.

Si të aplikoni?

  • Shkruani esenë tuaj dhe dërgojeni si një document të bashkëngjitur në faqen zyrtare. Subjekti i mesazhit duhet të jetë “AskPetersen Scholarship: Tema juaj”.
  • Ju lutemi aplikoni me esetë tuaja nga data 10 Shkurt 2016 deri në 1 Qershor 2016.
  • Rezultatet do të publikohen në AskPetersen.com  në 7 Qershor 2016 dhe fituesit do të njoftohen me e-mail.

 

Afati për aplikim është 1 Qershor 2016.

Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare në këtë LINK.

COMMENTS

Leave a Comment