“LevizAlbania” shpall thirrjen për aplikime nr.2

LevizAlbania vijon inkurajimin e Organizatave Jo Fitimprurëse, individëve dhe grupimeve të tyre me qëllim nxitjen e ndryshimit përmes aksionit qytetar dhe forcimin e ndjenjës komunitare. 

LevizAlbania, është një projekt që synon të ketë një efekt katalizator për demokracinë vendore në Shqipëri. Në këtë kuadër, LevizAlbania shpall Thirrjen e Dytë për Aplikime.

Organizatitat Jo Fitimprurëse, individët dhe grupimet e tyre ftohen të aplikojnë përmes KONCEPT-IDEVE në dy drejtimet e përcaktuara nga LevizAlbania:

  1. Advokaci dhe lobim për përmirësim, ndryshim apo zbatim të sukseshëm të politikave vendore përmes rritjes së përgjegjshmërisë të përfaqësuesve të institucioneve publike
  2. Rirrtja e llogaridhënies së zyrtarëve vendore të zgjedhur dhe të emëruar

Limiti i granteve për aplikantët:

OJF: nga 5,000 CHF deri në 50,000CHF (franga zvicerane)

Individë: nga 500 CHF deri në 20,000 CHF (franga zvicerane)

Dokumentat për Thirrjen e Dytë për Aplikime: (kliko mbi çdo dokument për ta shkarkuar)

  1. Thirrja Nr.2
  2. Formulari i Koncept Idesë
  3. Lista Dokumentave për OJF-të dhe Individët
  4. Kriteret e Vlerësimit të Koncept Ideve
  5. Formulari i Ankimimit

Shënime të rëndësishme: Në fazën e propozimit të KONCEPT-IDEVE aplikantët NUK duhet të paraqesin buxhet të detajuar por vetëm vlerën në total të buxhetit të parashikuar.

Afati i fundit i dorëzimit të koncept-ideve është data 18 maj 2016, ora 17.00.

LevizAlbania është një projekt i financuar nga qeveria zvicerane dhe zbatohet nga një konsorcium i tre organizatave shqiptare, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partners Albania dhe Co-PLAN. LevizAlbania – Demokracia Vendore në veprim, synon inkurajimin dhe mbështetjen e OJF-ve dhe individëve që nxisin ndryshimin dhe kultivojnë aksionin dhe ndjenjën komunitare.

Leave a Comment