Laboratori i Gazetarisë Investiguese/ Thirrje nga Ambasada Amerikane

Je student dhe dëshiron të ndihmosh në luftën ndaj korrupsionit? Aplikoni për të qenë pjesë e Laboratorit të Gazetarisë Investiguese! Studentët e zgjedhur që do të shfaqin pasion dhe kurajo për gazetarinë investiguese dhe të pavarur do të marrin pjesë në një program udhëheqës dhe do të shkruajnë histori investiguese mbi çështje të rëndësishme në Shqipëri. Do të ofrohen pajisje inovatore dhe trajnim gazetarie nga ekspertë nga Shqipëria dhe profesorë të shquar gazetarie nga Amerika.
Afati i fundit i aplikimit është 23 gusht 2019.
Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.